Rreth nesh

Ne jemi dy mama që jetojmë në Shtetet e Bashkuara, por që mendojmë në rrafsh botëror dhe që bashkëpunojmë me njerëz në mbarë botën. Ne jemi pasionante për prindërimin, për martesat tona si dhe që të tjerët të kenë akses në prindërimin e mrekullueshëm biblik si dhe tek burime martesore, pavarësisht nëse kanë apo jo një disponueshmëri të madhe apo shumë të kufizuar të burimeve të tilla atje ku janë.

Ne duam që BookBridges, International të bëhet një vend ndalese për ju, në të cilin mund të gjeni materiale burimore, ndihmesë dhe mbështetje. Kaq e thjeshtë është.

Shumë prej jush jetojnë në një vend ku librat mbi këto tema nuk janë të disponueshëm në gjuhën tuaj. Ne po përpiqemi ta mbyllim këtë hendek përmes BookBridges, që janë një përmbledhje e shkurtër prej dy apo tre faqesh e shumë prej librave burimore më të mirë të disponueshëm mbi temat familjare. Ato të japin SHUMË për fare pak gjë, sepse në gjuhën tënde këtu do të përfitosh ndihmesë cilësore me përmbledhje të shkurtra e lehtësisht të lexueshme librash cilësorë. BookBridges janë ndërtuar në një mënyrë të atillë për të qenë të dobishëm dhe mund t’ju habitin me efikasitetin e tyre.

Përdori! Lexoji. Diskutoji me miqtë. Zbulo hapin tënd tjetër të shkëlqyer që duhet të ndërmarrësh në prindërimin apo në martesën tënde.

Shkarko një udhëzues diskutimi për ta përdorur me grupet e tua që lexojnë dhe diskutojnë së bashku BookBridges rreth prindërimit: Udhëzuesi i Diskutimit në Grup të BookBridge mbi Prindërimin

Shkarko një udhëzues diskutimi për ta përdorur me grupet e tua që lexojnë dhe diskutojnë së bashku BookBridges rreth martesës: Udhëzuesi i Diskutimit në Grup të BookBridge mbi Martesën

Eja bashkohu me ne, duke na lejuar që edhe ne të bashkohemi me ty në këtë udhëtim prindërimi dhe martese.