Këtë libër duhet ta lexosh po qe se…

Po pyet veten përse bashkëshorti yt nuk vë re asnjëherë gjërat që ju bëni, përse e keni të vështirë për të komunikuar me njëri-tjetrin, ose  përse ndryshoi bashkëshorti yt pas martesës.

Me pak fjalë…

Një burrë mendjekthjellët me të vërtetë që dëshiron të kënaqë gruan e tij. Mësoni më shumë rreth burrit tuaj. Lëre të jetë ai burri. Gërricjet, debatet dhe manipulimi mund të jenë një zgjidhje e përkohshme, por ato shkaktojnë pakënaqësi dhe dëmtime që rezistojnë gjatë në kohë. Merre ti guximin dhe ndrysho sjelljen tënde. Brenda pak ditësh, marrëdhënia jote me bashkëshortin tënd do të përmirësohet.

Ide kyçe…

  • Përmirësonimartesën tuaj plot pakënaqësi duke pranuar që burri juaj nuk është “shoqja” juaj. Kuptoni se ai mendon ndryshe nga ti, dhe pranoni se ndërsa të dy jeni të barabartë, nuk jeni të njëjtë.
  • Gjeni dhe pranoni pikat e fortatë tij. Lejoji ato që të shfaqen fuqishëm në marrëdhënien tuaj.
  • Ki besim se do të shohësh ndryshim nëqëndrimin, sjelljen, dhe komunikim tek bashkëshorti yt.

Hapat e Veprimit…

Dr. Leman ofron një plan pesë-ditor për Një Bashkëshort Tërësisht Tjetër Brenda të Premtes.

E HËNË :

  • Studimet tregojnë se ka dallime në mes trurit të një mashkulli dhe atij të një femre. Burrat dhe gratë sillen, ndjehen, mendojnë, artikulojnë e reagojnë në mënyrë të ndryshme.
  • Burrateksitohen seksualisht nga pamja; gratë zakonisht preferojnë ndërveprimin. Gratë presin biseda të hollësishme. Një burrë mund të ketë vetëm një shok të ngushtë, ndërsa gratë kanë prirjen që të kenë disa.
  • Këto dallimemund ta bëjnë një grua të mendojë se burri i saj nuk dëshiron të jetë një bashkëshort i mirë, por mund të ndodhë që ai thjesht nuk e di se si të jetë i atillë.

E MARTË :

  • Djemtë shpesh janë të ashpër, konkurruese,dhe veprojnë pa lidhje. Mundohuni të kuptoni se burri juaj i ka ende këto veti të ‘djalërisë’ brenda vetes.
  • Marrëdhënia e tij me nënën e tij, ka ende ndikim tek ai sot. A i pat ofruar ajo pranim, përkatësi dhe shoqëri? Si ia trajtoi i ati të ëmën? Këto dinamika ndikojnë në pritshmëritë e një burri në martesë.
  • Mos harroni qëburri yt ende dëshiron të jetë i pranuar, të ketë përkatësi dhe shoqëri.

E MËRKURË:

  • Bisedoni në një mënyrë të atillë që ai t’ju dëgjojë:
    1. Bisedoni kur është koha e duhur.
    2. Sigurohuni që ta kenivëmendjen e tij. (Do të të ndihmonte po ta prekje.)
    3. Mos u merrni me të gjitha hollësitë(si do mund të bënit me një shoqe). Thojini faktet dhe jepini kohë për të reflektuar; mos prisni një përgjigje të menjëhershme prej tij.
    4. Bisedoni drejtpërsëdrejti dhe me respekt.
  • Kërkojini atij të bëjë gjëratnë një mënyrë që ai do t’i dëshironte t’i bënte.
    1. Tregohuni specifike (çfarë duhet bërë, kohën kur dhe arsyen përse).
    2. Kërkoji atë që ke për t’i kërkuar pastaj largohu që aty.
    3. Mos kalo në nënkuptime, gërricje ose ankesa. Nëse ai nuk e bën atë gjë, realiteti i punës së pakryer do ta bëjë vetë punën e vet.
    4. Nëse bashkëshorti juaj preferon t’i ketë gjërat në një listë, bëjeni një listë, por të shkurtër. Tregoni vlerësimin tuaj për gjërat që ai kryen.
  • Kuptoje se ndonjëherë burri juaj thotë gjëra pa lidhje.
    1. Rezistoji prirjes për ta parë vëngër kur ai thotë diçka e cila duket e pamenduar apo si pa lidhje.
    2. Kërkoji të të sqarojë më shumë. Mund të ndodhë që të kuptosh se ajo që ai po thotë është më e thellë nga ç’duket.

E ENJTE

  • Burri juaj duhet ta dijë se ti e kupton, e respekton dhe e ke të nevojshëm.
    1. Pjesa më e madhe e burrave, kënaqësinë martesore e kupton me kënaqësinë seksuale.Për shumicën e grave, nuk është kështu.
    2. Përburrat, seksi është si “zgjidhësi i madh i problemeve”;  është një çlirim nga presioni.
    3. Të bërit dashuri me burrin tënd ka fuqinë për të shëruar divergjencat që mund të keni.Intimiteti që ai ndjen, e bind atë për dashurinë tënde.
  • Zgjeroje marrëdhënien tënde duke përdorur 5 gjuhët e dashurisë: fjalët mbështetëse, kohën cilësore, dhuratat, vepra shërbimi, si dhe prekjen fizike.

E PREMTE:

  • Martesa është punë e vështirë , por ia vlen të përpiqesh për të.
    1. Vendoseni burrin tuaj në plan të parë. Kështu do ta bësh ta ndjejë që ti e dëshiron, e respekton dhe do të ndjehet i përmbushur. Reagimi i natyrshëm i tij do të jetë për të bërë të njëjtën gjë për ty.
    2. Një grua e zgjuar lejon që burri i saj të udhëheqë. Ajo nuk pyet: “Çfarë fitoj unë në këtë mes?” Ajo pyet: “A dua të jetoj lumtur përgjithmonë?” Nëse po, ajo e lejon burrin e saj ta udhëheqë, ta duajë, dhe t’i shërbejë. Si shpërblim, ajo zakonisht do të zbulojë se burri i saj do të bëjë çmos të ta tregojë veten një bashkëshort të mirë.
  • Të lësh bashkëshortin tënd të drejtojë, është thjesht ta lësh atë që të jetë burrë. Kjo nuk do të thotë se po zgjedh të jesh e nënshtruar. Dorëzimi në martesë është i ndërsjellë.

Citime…

  • “A doni me të vërtetë të jeni ‘njëlloj’ si bashkëshorti juaj? Apo doni dikë i cili do t’ju shohë si partnerin e tij të barabartë në jetë – jo njësoj si ai, por si e çmuar për shkak se ndryshimet midis jush funksionojnë kaq mirë të ndërthurura me njëra tjetrën?” F. 30
  • “Burrat janë ndryshe dhe neve na pëlqen të jemi ndryshe” fq . 33
  • “Disa gra i trajtojnë burrat e tyre si të ishin fëmija i tyre i tretë apo i katërt, pastaj ankohen kur ata veprojnë si fëmijë.” F. 182
  • “Pasi eca drejt altarit martesor mbuluar me lule, puna ime gjatë gjithë jetës u bë për të kuptuar Sandrën. Që ta dua atë ashtu sikurse ajo dëshiron dhe duhet të duhet. Po kështu, kur ti the: ‘Dua,’ përpara altarit martesor, puna jote u bë të kënaqje, respektoje dhe nderoje burrin tënd. Nuk është punë e lehtë, por është e thjeshtë. Për më tepër, shpërblimet janë thjesht e pabesueshme.”, F. 183

“DHJETË FAKTORËT E NUMËRUAR SË PRAPTHI PËR TË NJË BASHKËSHORT TËRËSISHT TJETËR BRENDA TË PREMTES” (F. 203)

10. Respektoni atë që ai thotë.
9. Tregoji atij se sa i rëndësishëm është.
8. Tregoji atij se sa nevojë ke për të.
7. Ndiqe drejtimin e tij.
6. Mos e korrigjo dhe mos e tall.Mos i përmend përsëri gabimet e kaluara.
5. Mos i flit me mospërfillje.Ai është burri juaj, jo fëmija juaj.
4. Prekeni atë fizikisht.Një e përkëdhelur mund të shërbejë për një kohë të gjatë dhe me të vërtetë do të       tërheqë vëmendjen e tij.
3. Thojini gjëra të këndshme atij dhe flisni mirë për të.
2. Eliminoni fjalëtpse, kurrë, dhe gjithmonë nga fjalori yt. (Kur flisni në ekstrem, ju ndaloni komunikimin e   sinqertë përgjithnjë.)
1. Mendojeni se çfarë do të thoni dhe pjesëtojeni sasinë e fjalëve me dhjetë.

Të ndryshme…

  • Leman dëshiron që gratë të kuptojnë disarealitete të përgjithshme të divorcit:
    1. Është me rëndësi të jesh i vetëdijshëm për pasojat afatgjata që divorci do të ketë mbi ju dhe fëmijët tuaj.
    2. Divorci ka një kosto të lartë emocionale, marrëdhënore dhe financiare.
    3. Përgatitu për të ardhmen tënde duke kuptuar ligjet e divorcit, financat tuaja, mundësitë për kujdestarinë e fëmijës, dhe ku do të jetoni.
    4. Kini një plan për punësim ose për vazhdimin e armimit tuaj.
  • Nëse jeni në një marrëdhënie bashkëshortore të rrezikshme dhe të dhunshme, duhet të largoheni. Ju duhet një plan shpëtimi në mënyrë që të mund të dilni jashtë dhe të qëndroni jashtë asaj situate. Mos shkoni në shtëpinë e një mikeshe të ngushtë. Nëse është e mundur, gjeni një strehë shtetërore për gratë e dhunuara. Kërkoni këshillë ligjorë dhe kërkoni urdhër mbrojtjeje tek autoritetet përkatëse.

Si e ka ndryshuar ky libër martesën time…

5 gjuhët e dashurisë funksionojnë me të vërtetë! Unë kam parë se ia vlen të ndërthurësh dy ose më shumë prej tyre. Dhënia burrit tim një filxhan çokollatë të nxehtë bashkë me një koment të mirësjellshëm janë gjeste të vogla që e bëjnë atë të ndjehet i çmuar.

Tani që ne të dy jemi në pension, do të ishte e lehtë vetëm të ndiqnim një rutinë të përditshme pa shumë variacion. Për t’i bërë gjërat interesante, unë kam vendosur të bëj më shumë gjëra nga ato që e di se bashkëshorti im do t’i vlerësojë. Kohët e fundit, burri im u zhgënjye kur pa se disa prej rrobave të tij të preferuara të punëve fizike ishin mjaft të lënë pas dore. Mendimi im i parë ishte: “Të shkojmë të blejmë të tjera!” Gjithsesi, i arnova xhinset e vjetra, ia ndreqa edhe një bluzë dhe u vura kopsa të reja aty ku kishin rënë. Burrit tim i pëlqyen rrobat e “reja”.

Diskutimi i Dr. Leman lidhur me dallimet midis meshkujve dhe femrave më nxiti të mendoj se si burri im dhe unë menaxhojmë punët. E kuptova se ai bën shumë më tepër punë sesa unë! Ai bën të gjitha punët e oborrit dhe riparimet e shtëpisë. E kuptova që ai mund të ishte i mbingarkuar dhe të mos shijonte pensionin e tij. Ne diskutuam shqetësimet e mia dhe mësova se ai kënaqet kur është i ngarkuar me punë. Unë tani tregoj më shumë mirënjohje për të gjithë punën e tij të vështirë dhe përpiqem të ndihmoj në disa prej punëve të tij. “Një Bashkëshort Tërësisht Tjetër Brenda të Premtes” na inkurajoi të diskutojmë tema që nuk i kemi cekur që prej një kohe të gjatë.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Një Bashkëshort Tërësisht Tjetër Brenda të Premtes: Si të Ndryshosh Qëndrimin,
Sjelljen dhe Mënyrën e Tij të Komunikimit Brenda 5 Ditësh
Autor | Dr. Kevin Leman
Viti i Botimit |2009
Botues | Revell, degë e Baker Publishing Group
Faqe | 220
Web-site i Autorit | www.lemanbooksandvideos.com

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.

Për më tepër informacion rreth gjuhëve në të cilat ky libër është i disponueshëm në shitje, kliko këtu