Këtë libër duhet ta lexosh po qe se…

Keni një martesë të trazuar ose thjesht dëshironi të ripërtërini dashurinë në martesën tuaj.

“Me pak fjalë”…

Guximi për të Dashuruar është një sfidë 40-ditore për bashkëshortët dhe bashkëshortet, që ka për qëllim t’i ndihmojë ata të kuptojnë dhe të praktikojnë dashuri të pakushtëzuar. Ky libër përmban çelësat e nevojshëm për të gjetur intimitetin e vërtetë dhe për ndërtimin e një martese të fortë dhe të qëndrueshme.

Ide kyçe…

Udhëtimi me Guximi për të Dashuruar nuk është një proces përpjekjeje për të ndryshuar bashkëshortin/bashkëshorten tuaj në mënyrë që ai/ajo të jetë personi që ju dëshironi që të jetë. Ai është një udhëtim për të eksploruar dhe demonstruar dashuri të sinqertë, sidomos kur nuk ju vjen të bëni diçka të tillë. Këtu janë shpjeguar dyzet aspekte unike të dashurisë, dhe pastaj ju sfidoheni për një “guxoj” që të tregoni kujdes ose dashuri ndaj bashkëshortit/es tuaj në një mënyrë specifike dhe të prekshme. Disa prej gjërave që do të nxiteni të guxoni, janë të lehta ndërsa disa të tjera janë sfiduese. Do të inkurajoheni të shënoni në ditar se çfarë keni bërë, se si bashkëshorti juaj ka reaguar ndaj asaj gjëje, dhe çfarë po ndodh me ju dhe qëndrimin tuaj ndaj bashkëshortit/bashkëshortes tuaj përgjatë këtij procesi.

Hapat e Veprimit…

Disa gjëra për të guxuar, janë mjaft të thjeshta. Mos i thoni asgjë negative bashkëshortit/es tuaj. Bëni një veprim të papritur mirësie. Blejini bashkëshortit/bashkëshortes tuaj diçka të vogël. Kontaktoni bashkëshortin tuaj gjatë ditës thjesht për të pyetur se si ai ose ajo po ia kalon dhe nëse mund të bëni ndonjë gjë të veçantë për të. Pyetni bashkëshortin/en tuaj për tre gjëra që e irritojnë atë në lidhje me ty. Bëni një listë të gjërave pozitive për bashkëshortin/en tuaj dhe pastaj zgjidhni një prej tyre dhe falënderojeni për faktin që ai/ajo e ka atë karakteristikë. Përshëndetni bashkëshortin/en tuaj me ngrohtësi.

Disa gjëra për të guxuar janë më sfiduese. Reago me dashuri ndaj një rrethane të vështirë në martesën tënde. Gëzohuni bashkë me bashkëshortin/en tuaj për një arritje. Lëshoni pe në një fushë në të cilën keni mosmarrëveshje. Hiqni dorë nga diçka që ju pëlqen të bëni dhe në vend të kësaj kaloni kohë me bashkëshortin/en tuaj. Eliminoni çdo pritshmëri joreale të bashkëshortit/es tuaj. Shiko se mos prindërit e tu janë më shumë të përfshirë se ç’duhet në martesën tënde, dhe nëse po, bëj diçka për të krijuar një distancë dhe një ekuilibër në marrëdhënien me ta. Hiqni çdo varësi ose ndikime të tjera që ta ftohin zemrën ndaj bashkëshortit/es tënde. Përgatitni një darkë të veçantë dhe kaloni kohë duke biseduar me njëri-tjetrin. Thojini bashkëshortit/es tuaj se do ta doni dhe se do të mbeteni të martuar me të çfarëdo që të ndodhë. Zgjidhni të falni bashkëshortin/en tuaj.

Disa gjëra për të guxuar janë të lidhura ngushtësisht me anën frymërore. Lutuni për bashkëshortin/en tuaj. Lutuni për forcë dhe hir për veten tuaj. Besojini Jezusit për faljen e mëkatit tuaj dhe që të ta ndryshojë zemrën tuaj. Jezusin mund ta bësh Zotin e jetës tënde. Lutuni dhe lexoni Biblën çdo ditë. Lutuni për bashkëshortin/en tuaj dhe lutuni së bashku me bashkëshortin/en tuaj.

Citime…

“Këtu janë tre parime udhëzuese kur bëhet fjalë për sjelljen e mirësishme në martesën tuaj:

  1. Respekto Rregullin e Artë. Trajtojeni bashkëshortin/en tënd në të njëjtën mënyrë që dëshironi të trajtoheni vetë (shih Lluka 6:31).
  2. Nuk ka standarde të dyfishta. Jini po aq të vëmendshëm ndaj bashkëshortit/es tuaj sa ç’tregoheni për të panjohurit dhe kolegët.
  3. Kërkesat e nderit. Shqyrtoni atë që bashkëshorti/bashkëshortja juaj ju ka kërkuar tashmë të bëni ose të mos bëni. Nëse nuk jeni të qartë për këtë, atëherë pyeteni. (Faqe 23)

Mos pritni derisa t’ju vijë të bëni gjërat e duhura. Mos pritni derisa të ndjeheni në dashuri me bashkëshortin/en tuaj pa të investoni në marrëdhënien tuaj. Filloni të kontribuoni në martesën tuaj dhe të investoni aty ku zemra juaj duhet të jetë. Kaloni kohë me bashkëshortin/en tuaj. Blejini dhurata. Shkruajini shënime. Dilni me të. Sa më shumë që investoni, aq më shumë zemra juaj do të vlerësojë marrëdhënien tuaj. Kjo është ajo gjë për të cilën bën fjalë Guximi për të Dashuruar – 40 ditë për ta kthyer zemrën tuaj përsëri tek bashkëshorti/ja juaj. “(Fq. 213)

Të ndryshme…

Pyetje për t’ia bërë vetes:

  • A e dua vërtet atë që është më e mirë për bashkëshortin/en time?
  • A dëshiroj që ai ose ajo ta ndjejë që unë e dua?
  • A beson ai ose ajo se unë mendoj për atë që është maksimalisht në interes të tij/saj?
  • A më sheh ai/ajo mua sikur më parë unë kujdesem për veten time?
  • Kur ishte hera e fundit që keni kaluar disa minuta duke menduar se si mund ta kuptoni më mirë dhe ta tregoni dashurinë tuaj bashkëshortit/es tuaj?
  • Çfarë nevojë të ngutshme mund t’i plotësoni?
  • Cila është eventi i radhës (përvjetori, ditëlindja, pushimet) për të cilën mund të përgatiteni?
  • Si ndihet bashkëshorti/ja juaj për mënyrën si flisni dhe veproni kur ai/ajo është pranë?
  • Si ndikon sjellja juaj në ndjenjën e vetë-vlerësimit të bashkëshortit/es?
  • A do të thoshte bashkëshorti/bashkëshortja juaj që ti je një bekim, apo se po je mospërfillëse dhe turp për të?
  • A dëshironi që bashkëshorti/ja juaj të heqë dorë nga gjërat që të bezdisin? Atëherë ka ardhur koha që ti të reshtësh së bëri gjërat që e bezdisin atë.
  • A do të jeni të kujdesshëm dhe të dashur aq sa të zbuloni dhe të shmangni sjelljen e cila shkakton që jeta të bëhet e pakëndshme për bashkëshortin/en tuaj? A do të guxoni të jeni të kënaqësi për të?
  • Mendo për mënyrën se si ju trajtoni trupin e bashkëshortit/es tuaj. A e çmoni atë si të ishte i juaji? A e trajtoni atë me respekt dhe butësi? A kënaqeni me atë që ai/ajo është fizikisht? Apo e bën bashkëshortin/en të ndihet si i marrë apo në siklet?
  • A jeni të gatshëm të lëshoni pe për të treguar dashuri ndaj bashkëshortit/es tuaj? Apo ju refuzoni të hiqni dorë nga e juaja për shkak të krenarisë?
  • A ju vjen të hiqni dorë nga martesa juaj? Jezusi tha të lutemi në vend që të hiqim dorë (Lluka 18: 1). A jeni të stresuar dhe të shqetësuar? Lutja mund të sjellë paqe në stuhitë e tua (Filipianëve 4: 6-7). A keni nevojë për një përparim të madh? Lutja mund të bëjë ndryshim (Veprat 12:1-17 ) .
  • A keni menduar ndonjëherë përse Perëndia ju jep mundësinë të shikoni thellë në gabimet e fshehura të bashkëshortit/es tuaj? A vërtetë mendon se Ai e bën këtë që të ziheni pafundësisht? Jo, është për gjunjëzim efektiv. Askush nuk e di më mirë se si të lutesh për bashkëshortin tënd se sa ti vetë.
  • A i njihni shpresat dhe ëndrrat më të mëdha të tij? A e kupton plotësisht se si ai ose ajo preferojnë për të dhënë dhe marrë dashuri?
  • A e dini se kujt i druhet më shumë bashkëshorti/ja juaj dhe pse ai ose ajo e ka të vështirë atë gjë?

Si e ka ndryshuar ky libër martesën time…

Ky libër më kujton shumë që të dashuruarit e bashkëshortit/es time është një përpjekje e përditshme. Kur keni kohë që jeni të martuar, është e lehtë për të marrë bashkëshortin/en tuaj si të mirëqenë. Unë prirem të nënvlerësoj cilësitë e tij të shkëlqyera dhe të përqendrohem në gabimet e tij ose në gjërat që më irritojnë. Ky libër më ka inkurajuar të shikoj për aspektet pozitive dhe të përqendrohem në atë që mund të bëj për të përmirësuar marrëdhënien në vend që të rri duke vrarë mendjen përse ai nuk po përpiqet më shumë. Hapat e Veprimit mjaft të lehtë, do t’ju ndihmojë t’ia nisni dhe të mos ndjeheni të kapluar nga të menduarit se do t’ju duhet të ndryshoni shumë aty për aty. Kjo është shumë e vështirë për ta bërë e vetme, kështu që kam zbuluar se kam nevojë për forcën e Perëndisë që të zgjedh ta dua burrin tim pa kushte dhe të mos përqendrohem tek vetja dhe nevojat e mia. Dashuria duhet të jetë një zgjedhje, jo vetëm një ndjenjë e mirë. Më duket se kur zgjedh ta dua bashkëshortin/en tim ashtu siç duhet, duke përdorur Hapat e Veprimit të rekomanduara, ai ka një reagim shumë më pozitiv ndaj meje, dhe martesa jonë është rrjedhimisht shumë më e lumtur.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Guximi për të Dashur

Autor | Stephen dhe Alex Kendrick
Viti i Botimit | 2008
Botues | B & H Publishing Group
Faqe | 213
Web-site i Autorit | www.thelovedarebook.com

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.

Për më tepër informacion rreth gjuhëve në të cilat ky libër është i disponueshëm në shitje, kliko këtu