Këtë libër duhet ta lexosh po qe se…

deshe të kuptosh nevojën bazë shtytëse të bashkëshortit/bashkëshortes tënde (bashkëshortja – për të ndjerë dashuri ndaj saj/bashkëshorti – për t’u ndjerë i respektuar), dhe kësisoj ta përjetosh martesën në mënyrën se si Perëndia synonte, me paqe, intimitet dhe unitet.

“Me pak fjalë”…

Ashtu sikurse bashkëshortët duhet të tregojnë dashuri të pakushtëzuar ndaj bashkëshortes së tyre, po kështu edhe bashkëshortet duhet të tregojnë respekt të pakushtëzuar ndaj bashkëshortit të tyre. Nëse ndonjëra prej këtyre mungon, ajo që mund të vijë për pasojë është një cikël i çmendur. Pa dashuri, bashkëshortet reagojnë pa respekt. Pa respekt, bashkëshortët reagojnë pa dashuri.

Ide kyçe…

  • “Efesianëve” 5:33 thotë që një bashkëshort duhet ta dojë bashkëshorten e tij ashtu sikurse do veten, dhe bashkëshortja duhet ta respektojë bashkëshortin e saj. Kjo “Lidhje mes Dashurisë dhe Respektit” është faktori kryesor në çfarëdo problemi martesor. Mënyra se si nevoja për dashur dhe për respekt ndërveprojnë me njëra-tjetrën, do të përcaktojë llojin e martesës që do të keni.
  • Problemi është që burrat dhe gratë, shikojnë dhe dëgjojnë në mënyra të ndryshme, dhe kështu ata shpesh herë i keqkuptojnë sinjalet që u japin njëri-tjetrit. Gruaja pastaj përgjigjet pa respekt, ose bashkëshorti përgjigjet pa dashuri. Pa dashuri (nevoja e saj më e thellë), ajo reagon pa respekt; pa respekt (nevojat e tij më e thellë), ai reagon pa dashuri. Kjo është ajo gjë të cilës autori i referohet si “cikli i çmendur.”
  • Mënyra se si ta ndalësh ciklin e çmendur, është që njëri bashkëshortët të marrë përsipër plotësimin e nevojës primare të tjetrit. E kundërta e ciklit të çmendur është ajo që autori e quan “cikli energjizues.” Kjo është kur bashkëshortja i tregon bashkëshortit respekt dhe/ose kur bashkëshorti i tregon bashkëshortes dashuri. Respekti i saj motivon dashurinë e tij; dashuria e tij motivon respektin e saj. Çelësi për krijimin e ndjenjave të ngrohta të dashurisë në një bashkëshort ndaj bashkëshortes së tij, është t’i tregosh atij respekt të pakushtëzuar.
  • Bashkëshortet nuk e kanë të vështirë të kuptojnë konceptin e dashurisë së pakushtëzuar sepse ato në atë mënyrë janë të ndërtuara. Por për shumë gra, fraza respekt i pakushtëzuar u duket si një oksimaron për shkak se një bashkëshorte beson se bashkëshorti duhet në radhë të parë ta fitojë respektin e saj. Gruaja duhet të mësojë që të tregojnë një respekt të pakushtëzuar në ton dhe në shprehje ndaj bashkëshortit të saj ndërkohë që konfronton sjelljen e tij jo të dashur, njëherazi duke mos përkrahur reagimet e tij jo me dashuri.
  • Në fund të fundit, qëllimi real prapa tregimit të dashurisë dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, është përlëvdimi i Perëndisë dhe bindja ndaj Tij. Dashuria e bashkëshortit bekon, pavarësisht se si reagon bashkëshortja e tij, dhe respekti i saj bekon pavarësisht se si bashkëshorti i saj reagon. Autori e quan këtë “cikli i shpërblyes” sepse Perëndia do të të shpërblejë për bindjen ndaj Tij.

Hapa Veprimi (për bashkëshorten)…

  • Pyete veten: Kjo që do të them apo që do të bëj, a do t’i duket mos respektuese atij?
  • Edhe nëse nuk po ndjen dashuri nga bashkëshorti yt, mos u tërhiq nga një qëndrim respektues ndaj tij.
  • Kur ai është duke u treguar i vrazhdë ose ndoshta është duke të të kundërshtuar, ai thjesht po kërkon respekt; ai nuk ka për qëllim të tregohet pa dashuri ndaj teje.
  • Në fund të fundit, përnderimin tënd për Krishtin, ti e tregon kur bashkëshortin tënd e respekton në mënyrë të pakushtëzuar.
  • Nëse nuk ia ke dalë që ta respektosh, bëj diçka respektuese ndaj tij.
  • Mos i trego bashkëshortit tënd që ai duhet ta fitojë respektin tënd. Thjesht respekto shpirtin thellë brenda tij, të krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë.
  • Mos e justifiko mungesën tënde të respektit me mungesën e tij të dashurisë.

Hapa veprimi (për bashkëshortin)…

  • Pyete veten: Kjo që do të them apo bëj tani, a do ta bëjë gruan time t’i duket sikur unë nuk e dua?
  • Edhe nëse të duket se bashkëshortja nuk po të respekton, mos u tërhiq nga një qëndrim plot dashuri ndaj saj.
  • Kur ajo po tregohet kritikuese apo është e zemëruar, ajo thjesht po thërret për të ndjerë dashurinë tënde; synimi i saj nuk është të tregohet mos repsektuese.
  • Në fund të fundit, kur ti e do gruan tënde në mënyrë të pakushtëzuar, ti tregon përnderimin tënd ndaj Krishtit.
  • Nëse nuk ke treguar dashuri ndaj saj, bëj diçka të dashur ndaj saj.
  • Mos i thuaj bashkëshortes tënde se ajo duhet ta meritojë dashurinë tënde. Thjesht duaje frymën e saj të brendshme të krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë.
  • Për mungesën e dashurisë nga ana jote ndaj saj, mos ia vër fajin mungesës së saj të respektit ndaj teje.

Citime…

  • “Çdo bashkëshorte që ne kemi takuar, dëshiron që i shoqi ta vlerësojë se sa shumë ajo e do atë, dhe ajo është vërtetë e dëshiruar që të ndjejë më shumë dashuri për të. Ajo që përpiqemi ne të tregojmë, është që mënyra më e mirë për ta dashur bashkëshortin, është t’i tregosh atij respekt në mënyra të cilat janë kuptimplota për të. Një respekt i tillë e bën atë që të ndjejë dashurinë e gruas për të dhe ndez brenda tij ndenja dashurie për të shoqen.”  f. 19
  • “P-H-A-Nj-M-S është një akronim për gjashtë normat kryesore që bashkëshorti yt ka: Vënia nën kontroll e situatave, Hierarki, Autoritet, Njohuri të thelluara, Marrëdhënie dhe Seksualitet. Tek ‘vënia nën kontroll e situatave’, ti do të mësosh të vlerësosh dëshirën e tij për të punuar e për të shënuar arritje. Hierarkia ka të bëjë me vlerësimin e dëshirës së tij për të mbrojtur e për të siguruar gjërat e nevojshme materiale. Autoriteti përmban vlerësimin e dëshirës së tij për të analizuar dhe këshilluar. Marrëdhënia të ndihmon të kuptosh dëshirën e tij për miqësi sup më sup. Seksualiteti shpjegon dëshirën e tij për intimitet seksual. Në këto gjashtë fusha, do të mësosh se si t’i tregosh në mënyrë të shkoqur ‘respekt’ bashkëshortit tënd.”  f. 184
  • “… në çështje familjare, [bashkëshortja] është e shpejtë si lepuri ndërsa [bashkëshorti] është si breshka. Ti mund të jesh në sprint e ta lësh atë pas pluhurit, por kjo nuk do të të bëjë që ta fitosh garën. Respekti yt do ta nxjerrë nga zhgualli dhe do ta motivojë atë të lëvizë. Lëvizjet e tij do të jenë shumë më të avashta nga ç’preferon ti, por nuk do të të sjellë dobi të vërtitesh rreth e qark tij, duke i rënë zhguallit të tij me shkopin tënd të gjykimit. Trego durim dhe këtë që vijon, ktheje në moton tënde: ‘Nëse nuk mund të them asgjë me respekt, nuk do të them asgjë fare.’” f. 317

Statistika dhe fakte interesante…

  • Në një sondazh kombëtar në Shtetet e Bashkuara, 400 burra u pyetën nëse do të preferonin apo jo të liheshin vetëm dhe pa u dashur në botë APO të ndjeheshin të pazotë dhe të parespektuar nga të gjithë. Shtatëdhjetekatër përqind e këtyre burrave, thonë se nëse do detyroheshin të zgjidhnin, ata do të preferonin të ishin vetëm dhe pa i dashur njeri në botë. Me pak fjalë, meshkujt kanë nevojë edhe për dashuri, edhe për respekt. Por nëse detyrohen të zgjedhin, nevoja e tyre e thellë është respekti.

Të ndryshme…

  • Aplikimet kulturore dhe personale mund të variojnë. Për shembull, një grua u rrit në një shtëpi të dominuar nga normat e të atit: arsimi, inteligjenca, forca dhe mungesa e emocioneve. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj u rrit në një mjedis shumë të ngrohtë, inkurajues dhe përplot dashuri të pakushtëzuar. Si rezultat, gruaja kërkonte t’i njiheshin vlerat e të respektohej. Bashkëshorti u përqendrua tek dashuria e pakushtëzuar. Por, në thelb, bashkëshortja faktikisht po përqendrohej tek respekti me qëllim për të fituar dashuri. Bashkëshorti i saj po përqendrohej tek dashuria me qëllim për të fituar respekt.

Si e ka ndryshuar ky libër martesën time…

Në një mosmarrëveshje të kohëve të fundit rreth mënyrës se si bashkëshorti im donte t’i shpenzonte paratë për një makinë të shtrenjtë, unë u përpoqa t’i qasesha me respekt. Nuk u tregova kritike aty për aty me tonin dhe shprehjet e mia të fytyrës (që do ta kisha bërë përpara se të lexojë këtë libër), unë me qetësi i kërkova të më ndihmonte të kuptoja arsyen përse kjo qe e rëndësishme për të. Mbajta vesh arsyet e tij pa i kritikuar ato. Edhe pse si përfundim nuk ndaj me të të njëjtat pikëpamje, unë isha në gjendje që t’i pranoja arsyet e tij si të vlershme. Qe shumë më tepër produktive sesa përpjekja për t’i vërtetuar atij arsyen përse unë kisha të drejtë ndërsa ai e kishte gabim, duke kritikuar arsyetimin e tij dhe duke u përfshirë emocionalisht. Kjo zakonisht e bën atë që të kalojë në pozita mbrojtëse dhe t’i përmbahet me kokëfortësi pikëpamjes së tij edhe më tepër. Mendoj se ai u ndje i respektuar (e jo i dënuar) nga kjo qasje, dhe një konflikt i madh u shmang i cili mund të na kishte futur në ciklin e çmendur.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Dashuri dhe Respekt

Autor | Dr. Emerson Eggerichs
Viti i Botimit | 2004
Botues |Thomas Nelson
Faqe | 324
Web-site i Autorit | www.loveandrespect.com

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.

Për më tepër informacion rreth gjuhëve në të cilat ky libër është i disponueshëm në shitje, kliko këtu