Këtë libër duhet ta lexosh po qe se…

Dëshiron të ndërtosh marrëdhënie të suksesshme duke përjetuar dhe praktikuar dashuri autentike në të tëra aspektet e jetës tënde.

Me pak fjalë…

Ky libër, duke të të shoqëruar nëpër shtatë tiparet e gjuhës së dashurisë: mirësia, durimi, falja, mirësjellja, përulësia, bujaria dhe ndershmëria, do të të tregojë se si dashuria e vërtetë mund të të ndryshojë dhe drejtojë në marrëdhënie më kuptimplote dhe plot dashuri.

Ide kyçe…

Përkufizimi që autori i bën suksesit është: “ta lësh këndin tënd të botës më mirë se sa e ke gjetur”. Për të përjetuar marrëdhënie të kënaqshme dhe të suksesshme, duhet t’i vlerësojmë dhe t’i duam të tjerët si individë. Duhet të kemi një qëndrim plot dashuri duke qenë të gatshëm të flasim me gjuhët e dashurisë së të tjerëve, veçanërisht kur mënyra e tyre se si e kuptojnë dashurinë, ndryshon nga ajo e jona.

Dashuria e vërtetë nuk varet nga veprimet e të tjerëve apo rrethanat. Ajo nuk është egoiste. Përkundrazi, ajo shfaq një qëndrim ndihmues ndaj të tjerëve, shpesh në gjëra të vogla. Dashuria e vërtetë është e thjeshtë, reale dhe e guximshme. “Dashuria kërkon mirëqenien e personit tjetër dhe gjen mënyra kuptimplota për ta shprehur atë.” Ju duhet të bëni zgjedhjen për të ushtruar dashurinë e vërtetë.

Shtatë tiparet të cilat formojnë bazat e gjuhës së dashurisë:

  • Mirësia: “Gëzimi pas plotësimit të nevojave të dikujt tjetër përpara atyre të vetes tënde, thjesht për hir të marrëdhënies me të.” Mirësi “do të thotë t’i shërbesh dikujt tjetër, edhe nëse kjo nënkupton sakrificë.” Mirësia nuk mund të përdoret kurrë për të manipuluar të tjerët për përfitim vetjak. Edhe nëse mirësia jonë refuzohet, nuk duhet të heqim dorë kurrë nga shpresa që me kalimin e kohës, dashuria e vërtetë do ta ndryshojë personin. Mirësia është tipari më i rëndësishëm i dashurisë në një martesë të suksesshme. Veprime të vogla të mirësishme, mund ta shpëtojnë një martesë.
  • Durimi: Kur i lejoni të tjerët të gabojnë, kur ke pritshmëri realiste ndaj të tjerëve dhe kur pranon se realiteti i secilit person është i ndryshëm nga ai i yti. “Çdo herë që jemi të pezmatuar, ne kemi një zgjedhje. Ne mund të shpërthejmë me fjalë lënduese ose mund të bëjmë pyetje, të dëgjojmë, të kërkojmë të kuptojmë dhe pastaj të zgjedhim të flasim fjalë që sjellin shërim.”
  • Falja: Kërkon vetëdije, ndershmëri dhe dhembshuri. Edhe pse jemi “krijesa morale” që kërkojnë drejtësi kur bëhet padrejtësi, falja e vërtetë mund të vijë vetëm kur drejtësia dhe dashuria punojnë së bashku. Edhe pse qëndrimi ynë i natyrshëm është egoizmi, ne mund të zgjedhim të tregojmë dashuri dhe të falim. “Asnjë marrëdhënie pozitive afatgjatë nuk ekziston pa falje”.
  • Mirësjellja: Një veprim i trajtimit të të gjithëve si një mik personal dhe të pranuarit se ai ose ajo është i vlefshëm. Ne jemi të sjellshëm kur marrim diçka me mirënjohje, i kushtojmë vëmendje të tjerëve, themi që na vjen keq për diçka dhe flasim me mirësjellje.
  • Përulësia: Një “zbritje e vetes në mënyrë që dikush tjetër të mund të hipet.” Ne jetojmë në një botë ku duhet të jemi të parët dhe më të mirët, por përulësia e vërtetë është kur dikush vendos të mbetet anonim vetëm e vetëm për të afirmuar vlerën e të tjerëve. Një “vete e rreme” nuk ka përulësi, sepse gjithmonë kërkon vetë-afirmim. Një qëndrim përulësie është ai që kërkon të sakrifikojë me gëzim dhe heshtje për hir të një marrëdhënieje. Mos lejoni që vështirësitë dhe lëndimet e të kaluarës të të pengojnë në rrugën e të jetuarit me përulësi.
  • Bujaria: Nuk do të thotë vetëm të japësh financiarisht. Ne duhet të kemi një qëndrim bujar në gjithçka që bëjmë. Çdo herë që ndajmë diçka me të tjerët, duhet të kujtojmë se po ndajmë atë që fillimisht na u dha neve vetë si dhuratë. Një njeri bujar jep nga vetja, duke qenë i pranishëm, duke dëgjuar, duke treguar dhembshuri dhe duke e bërë tjetrin të ndjehet i vlefshëm. Bujaria e vërtetë përmban sakrifica.
  • Ndershmëria: Të kemi një “qëndrueshmëri të dashur në fjalën, mendimin dhe veprimin”. Të jetosh ndershmërisht do të thotë të jetosh një jetë me integritet; duke njohur dobësitë tona dhe rëndësinë e së vërtetës; duke qenë i qëndrueshëm në sjellje, fjalë, ton dhe kuptim; duke ndërmarrë rreziqe për hir të së vërtetës dhe duke mbajtur premtime. Kur besimi humbet, është shumë e vështirë të ndërtohet përsëri.

Hapa veprimesh…

Mënyrat për të bërë zakon secilin prej tipareve:

Mirësia: Fillo duke kryer veprime mirësie. Mbaj shënim çdo veprim mirësie çdo ditë. Ndryshoje qëndrimin tënd duke dëshiruar të jesh i mirësishëm. Kërkoni mundësi për të qenë të mirësishëm dhe të zgjidhni fjalë të mirësishme. Armiku i mirësisë janë zakonet e këqija.

Durimi: Mundohuni të jesh i duruar me njerëz që ju bëjnë të padurueshëm. Gjeni një “metodë për të thyer modele negative”, si p.sh. të numëruarit deri në 10 përpara se të bësh diçka në zemërim e sipër! Armiku i durimit është krenaria. Ne bëhemi të paduruar kur na “bezdisin, lëndojnë ose keqtrajtojnë”.

Falja: Kërko falje edhe për gabimet më të vogla. Mëso të falësh veten, kërko falje për gabimet e tua në marrëdhëniet e tua dhe ki një qëndrim me dashuri të vërtetë ndaj të tjerëve. Frika është një armik që e pengon faljen. Gjithsesi, kur e fal dikë, vetë zemra jote çlirohet.

Të qenurit i sjellshëm: Bisedat me njerëzit bëji sikur të ishin miqtë e tu të zemrës. Kushtoju atyre vëmendjen të plotë, dëgjo për të kuptuar dhe mos gjyko. Mos e ngri zërin. Kërko falje në mënyrë të hirshme. Praktiko të qenurit i sjellshëm në shtëpi, veçanërisht me njerëzit që të acarojnë. Shmang qëndrimin “jam shumë i zënë”, qëndrim i cili është armiku i të qenurit i sjellshëm.

Përulësia: Mëso të mos reagosh ndaj kritikave. Në vend të kësaj, përpiqu të nxjerrësh mësime nga situata. Kupto se nuk ke asgjë që nuk e ke marrë. Njohuria jote e universit është e kufizuar, dhe për jetën tënde je plotësisht i varur nga diçka jashtë teje. Armiku i përulësisë është dhimbje.

Bujaria: Zotohu që të sakrifikosh një pjesë të të ardhurave të tua për bamirësi. Përdori aftësitë e tua për përfitimin e të tjerëve dhe trego gjithmonë një frymë bujare për të tjerët. Kalo çdo ditë kohë duke i treguar një personi të dashur që je i interesuar për mirëqenien e tij ose të saj. Armiku i bujarisë janë planet për veten tonë.

Ndershmëria: Fillo duke mos thënë as gënjeshtrat më të vogla, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një gënjeshtër të parëndësishme. Ne krijojmë zakonin e të gënjyerit sepse duam të ruajmë veten, dhe kjo është armiku i ndershmërisë.

Për ta bërë gjuhën e dashurisë një mënyrë jetese, shumica prej nesh kanë nevojë për ndihmë nga një burim i jashtëm – Perëndia.

Citime…

  • “Zemërimi duhet të jetë një vizitor, jo banor i përhershëm.” f. 77
  • “… nëse ne nuk japim nga ajo që kemi ‘pak’, ne nuk do japim as nga ajo që kemi ‘shumë.’ f. 146
  • “Autori Elizabeth Stone shkruan se të kesh një fëmijë është sikur ‘zemra jote të jetë duke ecur jashtë trupit tënd'”, f. 208
  • “Nëse njerëzit në botën tonë mund ta rizbulojnë fuqinë e dashurisë në ndërveprimet e tyre të përditshme, ne mund ta zëvendësojmë errësirën me dritë, sëmundjen me shërimin, varfërinë me ushqim dhe marrëdhëniet e thyera me pajtimin.” f. 229

Statistika dhe fakte interesante…

  • 79% e amerikanëve mendojnë se mungesa e respektit dhe e mirësjelljes është një problem i rëndë kombëtar.
  • Veprat e mirësisë çlirojnë qetësuesin e natyrshëm të dhimbjeve trupore, endorfinën.
  • Kujdesi për njerëzit e tjerë në një marrëdhënie pozitive është parë se përmirëson sistemin imunitar.

Si do mundet që kjo gjë të më ndryshojë…

Ky libër më ka bërë të mendoj pak më shumë për dashurinë si një mënyrë jetese. Unë dua të bëj ndryshime në mënyrën se si e dua burrin tim, fëmijët, bashkëpunëtorët dhe të huajt. Po mësoj të kërkoj falje për padurimin tim dhe komentet e dëmshme, gjithashtu, se si të bëj sakrifica duke dhënë prej kohës time. Unë po përpiqem të tregohem i duruar me prindërit e mi të moshuar, duke u dhënë atyre kohën time me dashuri dhe mirësi. Unë po përpiqem të tregoj interes të mirëfilltë për të panjohurit dhe të dëgjoj me të vërtetë njerëzit që takoj duke krijuar kontakt me sy dhe duke mbajtur shënim emrat e tyre dhe hollësitë e vogla që kam mbledhur.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Dashuria Si Një Mënyrë Jetese

Autor | Gary Chapman
Viti i Botimit |2010
Botues | Waterbrook Press
Faqe | 189

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.

Për më tepër informacion rreth gjuhëve në të cilat ky libër është i disponueshëm në shitje, kliko këtu