Këtë libër duhet ta lexosh po qe se …

Ke adoleshentë ose fëmijë që janë në prag të adoleshencës dhe dëshiron të mësosh se si të komunikosh me fëmijën tënd në një mënyrë që e ndërton marrëdhënien tënde me të dhe e inkurajon atë që të aviten më pranë Perëndisë.

Me pak fjalë …

Ky libër ndihmon prindërit të identifikojnë dhe të merren me çështjen e idhujve që kanë në jetën e tyre të cilët pengojnë marrëdhënien që kanë me fëmijën e tyre dhe me Perëndinë. Më pas, prindërit mund të përfitojnë më shumë nga mundësitë për të zbatuar fjalën e Perëndisë në vështirësitë të cilat shoqërojnë vitet e adoleshencës dhe të përqendrohen në qëllimin përfundimtar të prindërimit: ndihmimin e fëmijëve tanë që të kenë një zemër për Perëndinë.

Ide kyçe …

  • Vitet e adoleshencës ofrojnë mundësi të shkëlqyera për të udhëzuar fëmijët. Sidoqoftë, idhujt në jetën e prindërve të cilët zënë vëmendjen e tyre, i pengojnë ata në shfrytëzimin e këtyre mundësive.
  • Plani i Perëndisë sugjeron që fëmijët të mësojnë parimet më themelore të jetës në kontekstin e familjes: mënyrën se si gjithçka është e lidhur me Perëndinë, si ta duam njëri-tjetrin dhe si të shkojmë te Jezusi për faljen e mëkatit.
  • Prindërit duhet të udhëzojnë fëmijët e tyre për të gjetur shpresën e tyre në Krishtin gjatë betejave të viteve të adoleshencës. Adoleshentët priren të përqendrohen në pamjen, sendet vetjake dhe pranimin nga të tjerët, por poshtë të gjitha këtyre çështjeve problematike zhvillohet një luftë shumë më e thellë frymërore për zemrën e tyre.
  • Prindërit duhet t’i ndihmojnë adoleshentët të identifikojnë gjërat në shoqëri që kanë një ndikim negativ mbi ta, t’i udhëzojnë ata në zbatimin e fjalës së Perëndisë në situata specifike dhe t’i trajnojnë ata në zbatimin e mençurisë ndaj sfidave me të cilat përballen, në mënyrë që ata të zhvillojnë bindjet e tyre personale.
  • Qëllimi përfundimtar i prindërimit është që adoleshentët tanë të fillojnë të kenë një uri të thellë dhe të sinqertë për ta njohur, dashur dhe nderuar Perëndinë. Prindërit duhet t’i ndihmojnë adoleshentët të identifikojnë fushat në të cilat kanë nevojë të rriten përpara se të jenë gati për ta lënë shtëpinë e prindërve. Prindërit duhet të jenë në një bashkëbisedim të vazhdueshme me fëmijën e tyre, gjë që do t’i çonte ata vazhdimisht në pendim dhe shpresë.

Hapat e veprimit …

  • Identifiko idhujt e përshkruar që kanë zënë vend tek ti si prind: rehatia, respekti, vlerësimi prej të tjerëve, suksesi dhe kontrolli.
  • Identifikoni mënyrën se si nevoja juaj për këto idhuj pengon marrëdhënien tuaj me fëmijën / fëmijët tuaj dhe zbato fjalën e Perëndisë në situatën tuaj. Shkoni te fëmija juaj dhe rrëfejuani këtë gjë.
  • Merrni kohë për të kuptuar se çfarë po mendon fëmija për një vështirësi specifike që po përjeton dhe për të përcaktuar se si ta zbatojnë fjalën e Perëndisë në atë situatë.
  • Bëj që këto katër folje të drejtojnë ndërveprimin që ke me fëmijën/adoleshentin tënd:

o   Prano: pranoje fëmijët tënd dhe pranoje në një mënyrë që çon në ndryshime kur është e udhës,

o   Mishëro: ndërkohë që jemi në marrëdhënie me fëmijët tanë, ne duhet t’u zbulojmë Perëndinë përmes dashamirësisë, dashurisë, durimit dhe të vërtetës,

o   Identifiko: fëmijët tanë duhet ta dinë se ne mund të shikojmë edhe veten tek vështirësitë, frika, dhimbjet dhe gëzimet e tyre,

o   Hyr: shpenzo po aq shumë (në mos më shumë) kohë, duke dëgjuar fëmijët sa edhe shpenzoni duke u folur atyre.

  • Pikasni dhe identifikoni rritjen pozitive që dalloni në fëmijën tuaj në pesë fusha kyçe të pjekurisë që shpresoni të shihni tek fëmija juaj para se ai ose ajo ta lërë shtëpinë e prindërve:

o   Pranimi i përgjegjësisë vetjake,

o   Bindjet e brendshme biblike të aplikuara: adoleshenti krijon dhe bën të vetat zgjedhjet e tij morale,

o   Një frymë e afrueshme, e hapur ndaj të mësuarit,

o   Vetëvlerësimi i saktë, dhe

o   Pikëpamje të duhura

  • Shqyrto tabelën në faqen tjetër. Ji i vetëdijshëm dhe bisedo me adoleshentin tënd rreth qëndrimeve negative të përshkruara aty, fryteve specifike të këtyre qëndrimeve dhe alternativës biblike:
Qëndrime Negative Përkufizimi Fryti Alternativa
Relativizmi Standardet janë sipas situatës dhe asaj që vendos gjithsecili, e nuk bazohen në parime absolute. Adoleshentët rebelohen ndaj autoritetit ose gjithfarë korrigjimi të jashtëm E vërteta: Standardet bazohen në urdhrat e Shkrimit të shenjtë, jo të individëve.
Individualizmi Veprimet bazohen në kënaqësinë, lumturinë dhe dëshirat e mia vetjake Adoleshenti përqendrohet tek “të drejtat”, është egoist, ankohet dhe i mungon përkushtimi ndaj të tjerëve Dy urdhëresa të mëdha: Veprimet bazohen në dashurinë ndaj Perëndisë dhe ndaj të tjerëve
Emocionalizmi

Ndjenjat përcaktojnë veprimet e duhura.

 

Adoleshenti ndërmerr veprime bazuar në atë që i duket e drejtë Besimi biblik: E vërteta e Shkrimit të shenjtë përcakton veprimet e duhura
Momentalizmi Veprimet bazohen në lumturinë sot, pa vizion për kënaqësi të ardhshme ose të lëna për më vonë. Adoleshenti e do ta ketë atë tani dhe tregon pak ose aspak aftësi për të pritur plotësimin e dëshirës Përjetësia: Veprimet janë të bazuara tek një pikëpamje e jetës së përjetshme.
Materializmi Fokusi është në akumulimin e mallrave dhe kënaqësive fizike që mund të shihen. I lënë në të tijën, adoleshenti investon në pamjen e jashtme, por jo në karakter ose rritje frymërore Ana frymërore: Fokusi është në çështjet e zemrës dhe marrëdhënien me Perëndinë
Autonomia

Në jetë mungon përgjegjësia përpara një autoriteti më të lartë, e jo thjesht përpara vetes.

 

Adoleshentit i mungon njëtrajtshmëria në stilin e jetës, vetë-përmbajtja dhe nënshtrimi ndaj autoritetit. Qëndrimi prej krijese: Jeta udhëhiqet nga Krijuesi ynë, nën autoritetin e Tij, për lavdinë e Tij.
Viktimizimi Veprimet janë rezultat i përvojave dhe për këtë arsye, përgjegjësia personale është shumëzuar me zero. Adoleshenti është në pozita mbrojtëse, nuk sheh nevojën për të ndryshuar, dhe fajëson çdo gjë, përveç vetes. Mëkati: Veprimet ndikohen nga realiteti i vështirësive tona vetjake me mëkatin përbrenda dhe tundimin përjashtë.

Citime…

  • “Ti je thirrur për të qenë një zë mençurie në jetën e adoleshentit tënd. Për ta bërë këtë, të duhet të jesh i butë, i përulur, i duruar dhe këmbëngulës.” Fq. 126
  • “Si prindër, duhet të jemi të gatshëm të shqyrtojmë zemrën dhe jetën tonë. Duhet të jemi të gatshëm të rrëfejmë dhe të pendohemi për mënyrat se si jetët tona i kanë kontradiktuar fjalët tona për gjënë më të rëndësishme në jetën tonë. Gjithashtu, ne duhet t’i rrëfejmë mëkatet tona, jo me ndjenjat e idhnake të humbjes dhe dështimit, por me gëzimin e të diturit se në Krishtin ka falje dhe çlirim. Ai që fal, do të na japë gjithashtu fuqi për të jetuar në një mënyrë të re!” Fq. 164
  • “Detyra jonë si prindër nuk është që të dënojmë, gjykojmë, refuzojmë ose ndërpresim marrëdhëniet. Detyra jonë është që të funksionojmë si instrumenti i Perëndisë për ndryshim dhe mjeti më i fuqishëm që kemi për këtë, është marrëdhënia jonë me adoleshentët tanë.” Fq. 183

Si e ka ndryshuar kjo mënyrën time të prindërimit …

Kjo më ka ndihmuar të identifikoj idhujt e mëkatit në jetën time që duhej të adresoheshin ndërkohë që fëmijët e mi afroheshin në vitet e adoleshencës. Më ka ndihmuar të marr kohë për të folur me fëmijët e mi për atë që ata po mendojnë dhe si dhe për vështirësitë me të cilat përballen. Më ka ndihmuar të përqendrohem në prioritetin më të lartë të prindërimit: që zemra e tyre të rrahë për Perëndinë.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Mosha e Mundësisë

Autor | Paul David Tripp
Viti i botimit | 1997
Botues | P&R Publishing
Faqe | 293
Web-site i autorit | www.paultripp.com

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.

Për më tepër informacion rreth gjuhëve në të cilat ky libër është i disponueshëm në shitje, kliko këtu (nuk është ende e përdorshme)