Këtë libër duhet ta lexosh po qe se …

Nuk ke më ide se si ta disiplinosh fëmijën tënd dhe të duhet një pikëpamje të re.

Me pak fjalë …

Ky libër ju tregon shumë mënyra të ndryshme ndihmuese për se si ta ndreqësh fëmijën tënd në përputhje me moshën që ka.

Ide kyçe …

  • Çdo fëmi është unikal dhe mund të ketë të nevojshme një mënyrë të veçantë ndreqjeje.
  • Dashurinë tonë ne e tregojmë më mirë duke mbajtur një qëndrim të palëkundur ndaj disiplinimit e jo duke u dorëzuar përpara fëmijëve tanë.
  • Kur disiplina administrohet në mënyrë të pandryshuar si dhe me dashuri, ajo kthehet në inkurajim për një bindje të menjëhershme, e cila bazohet tek mirëbesimi dhe tek e fundit, dashuria është në thelbin e mirëbesimit.
  • Nëse ne e respektojmë bashkëshortin/bashkëshorten tonë, fëmijët tanë do të reagojnë më pozitivisht kur të kërkojmë të na respektojnë
  • Ne duhet që krahas mësimit për anën e jashtme, t’u mësojmë fëmijëve edhe anën e brendshme – fëmijëve u duhet të kuptojnë arsyet për kufizimet, në mënyrë që ata mund të zgjedhin që të binden. Kjo kërkon kohë dhe energji që të arrihet, por është thelbi i disiplinës.
  • Nëse fëmijët rriten në një mjedis rregullash, ata kanë prirjen që të binden vetëm kur janë duke u shikuar prej mamasë dhe babait. Nëse rriten në një shtëpi të cilës i mungojnë rregullat, ata shpesh herë e dinë se cila është gjëja e duhur për t’u bërë, por u mungon vullneti i fortë për ta bërë atë.
  • Mos thuaj se do të bësh ndonjë gjë të cilën nuk e zbaton dot. Nëse ke vënë kufij që më përpara si dhe pasoja për shkeljen e tyre, ji gati për t’i mbrojtur ato kufij.
  • Fëmijët reagojnë mirë ndaj qasjes së pandryshuar ndaj tyre si dhe ndaj rutinës.
  • Është e domosdoshme që t’u tregojmë fëmijëve tanë të vërtetën dhe dashurinë e Perëndisë ndaj tyre për shkak se bota është duke i ushqyer çdo ditë me gënjeshtra rreth çështjes së suksesit, gëzimit dhe pranimit.
  • Nganjëherë ne duhet t’i lëmë fëmijët të përballen me vështirësi sepse kështu ata do të nxjerrin mësime.
  • Fëmijët tanë e kanë të nevojshme të na shikojnë neve vetë duke kërkuar ndjesë e që me përulje t’u kërkojmë të falje kur dështojmë në një mënyrë a tjetër me ta.

Hapat e veprimit …

Autori na tregon mjete me anë të të cilave të trajtojmë situata specifike. Këtu vijojnë disa shembuj:

  • Konflikte mes fëmijëve të të njëjtës familje: Nëse njëri fëmi prish lodrën e fëmijës tjetër. Fëmija lodra e të cilit u prish, mund të zgjedhë cilëndo lodër të vëllait apo motrës që ia prishi, për të zëvendësuar të vetën.
  • Konflikte mes fëmijëve të të njëjtës familje: Përqafimet, edhe pa dëshirën e fëmijës janë efikase për thyerjen e pengesave.
  • Konflikte mes fëmijëve të të njëjtës familje: Nëse të kap veshi që fëmijët e tu janë duke u zënë me fjalë, afrohu aq sa t’u bësh atyre me dije që je duke dëgjuar. Thuaju se do t’u lësh ca minuta për ta zgjidhur vetë atë zënkë. Por, qe se nuk janë në gjendje për këtë, do ta zgjidhësh ti problemin për ta, dhe me shumë mundësi, kjo nuk ka për të qenë aspak e pëlqyeshme për asnjërin prej fëmijëve.
  • Të gënjyerit: Bëj një kontratë me fëmijën tënd dhe cakto një ndëshkim të arsyeshëm për gënjeshtrat dhe pastaj vëri datën dhe firmën këtij dokumenti. Kurdoherë që do të vijë një situatë e cila do të kishte të bënte me të gënjyerit, thjesht kujtoje fëmijën tënd për kontratën. Kur ai e di që ti do ta zbatosh ndëshkimin kjo mund të shërbejë si një motiv shtesë për të që të kuptojë se i duhet të zgjedhë të tregojë të vërtetën.
  • Shpërbleji sjelljet që janë më shumë se të mira: Merr një kavanoz turshish, pastroje, dhe quaje kavanozi “i shpërblimeve”. Mbushe me copa letrash në të cilat ke shkruar një larmi privilegjesh argëtuese të veçanta. Disa shembuj të kësaj janë: vajtja në kinema, lojë “lufte” me jastëkë, e drejta për një pije të gazuar bashkë me vaktin e darkës, e të tjera si këto.
  • Shpërblime motivuese: Bëj një tabelë me rreth 20 kuadrate. Vëru nëpër kuadrate nga një letër ngjitëse fëmijëve për çdo herë që ata sillen mirë. Jepi fëmijës një shpërblim sapo tabela të mbushet me letrat ngjitëse.
  • Vargje biblike si modele për sjelljen e mirë:
    • Fjalët e Urta 24:3-4 – “Shtëpia ndërtohet me urtësi dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. Me njohuri mbushen dhomat me gjithfarë të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.” – Kur fëmija jot merr nota të mira, shpërbleje duke e lejuar që të blejë një objekt zbukurimi për dhomën e tij të gjumit.
    • Fjalët e Urta 1:8-9 – “Dëgjo, o biri [bija] im, mësimin e atit tënd dhe mos e lër pas dore udhëzimin e nënës sate, sepse janë një stoli nuri në kokën tënde dhe gjerdan në qafën tënde.” – Kur vajza jote zgjedh të të bindet e jo të vazhdojë në të vetën, shpërbleje me një varëse.
  • Bëj një vlerësim të prioriteteve të tua – Cili është qëllimi ynë i vërtetë i prindërimit?
  • Mjetet më efikase për trajnimin e fëmijëve 0-2 vjeç
    • Rutina
    • Opsione zgjedhjeje
    • Ridrejtim
    • Toni i zërit
    • Goditja vitheve por VETËM kur kjo bëhet me dashuri dhe vetë-kontroll
    • Shumë dashuri
  • Mënyra se si të shmangësh rivalitetin mes fëmijëve të së njëjtës familjeje:
    • Përqendrohu tek gjërat pozitive të cilitdo fëmijë
    • Mos i krahaso ata me njëri tjetrin
    • Ndihmoji të zhvillojnë aftësi në të cilat ata mund të jenë më të zotë
    • Forcoje miqësinë mes tyre

Citime …

  • “Duke patur parasysh që fëmijët tanë mësohen të lidhen me Perëndinë përmes shembullit tonë, ne duhet ta marrim seriozisht punën tonë të prindërimit. Perëndia na ka bekuar me këtë rol.” Fq. 18
  • “Shpesh ne supozojmë që nëse ushtojmë autoritetin tonë të dhënë nga Perëndia si prindër për të disiplinuar, fëmijët tanë nuk do të na duan. Ne mendojmë se dashuri do të thotë të mos i bësh ata kurrë të trishtohen. Në realitet dashuri është të bësh atë që është më e mira për ta edhe kur kjo gjë kërkon shkaktimin e pasojave jo të këndshme.” Fq. 21
  • “(Fëmijët tanë) nuk i vënë në provë kufijtë që u kemi caktuar duke shpresuar që të zbulojnë pikën e dobët e të çlirohen prej tyre. Ata thjesht duan të sigurohen që muret e fortesës janë të palëkundur në mënyrë që të rrinë të qetë e të shijojnë të qenurit fëmi. Me intuitë, fëmijët e dinë që vendi më i sigurt për ta, është nën mbrojtjen e dikujt që është më i madh dhe më i fortë.” Fq. 22
  • “Kalimi nga ndreqja e sjelljes së fëmijës tonë tek motivimi i zemrës së tyre, është jetik.” Fq. 60
  • “Kur futemi në thelbin e bindjes na duhet që gjithashtu t’i udhëzojmë fëmijët tanë që të tregojnë kujdes për mënyrën se si fjalët dhe veprimet e tyre ndikojnë tek të tjerët.” Fq. 64
  • “Lënia pas dore e çështjeve morale kur rrjedhojat janë të natyrës së një fëmije 0-2 vjeç, mund të çojë në pasoja të rrezikshme të natyrës së adoleshentëve” Fq. 97
  • “Zhvillimi i një qasjeje të një tabloje të përgjithshme në prindërim është më shumë sesa thjesht krasitja e tipareve negative të fëmijëve tanë. Ne duhet që gjithashtu t’i ndihmojmë fëmijët tanë që të zhvillojnë cilësi pozitive të cilat do të përbëjnë pikat e tyre të forta kur janë adoleshentë.” Fq. 99
  • “Në vend që të gërthasim e ulërasim, na duhet të zhvillojmë dhe përforcojmë tek fëmijët tanë zakonin e bindjes me herë të parë.” Fq. 136
  • “Kur vendosim për ndëshkimin që do të përdorësh, trego kujdes për ndjenjat e fëmijës tënd. Ekziston një balancë e brishtë mes prekjes së zemrës dhe lëndimit të saj.” Fq. 137
  • “Fatmirësisht, korrigjimi i fëmijës nuk ka përse të përfundojë gjithnjë me lot.” Fq. 138
  • “Prindërimi mund të jetë argëtues.” Fq. 139

Të ndryshme …

Udhëzime se si të trajtosh një shpërthim zemërimi të fëmijëve:

  • Kur në zemërim e sipër përplas derën: Bëje fëmijën ta hapë dhe ta mbyllë me qetësi dhe tërësisht 100 herë derën.
  • Kur inatoset: Thuaji fëmijës tënd që të shkojë në dhomë e ta vazhdojë atje inatin. Fëmija nuk lejohet të dalë pa u qetësuar.
  • Kur harron të vërë gjërat e veta në vend: Herës tjetër që fëmija yt “harron” të vërë diçka në vend, thuaji thjesht që duhet të vërë gjërat nëpër vende.

Si e ka ndryshuar kjo prindërimin tim …

Shpesh herë më është dukur se kam provuar çdo lloj ndreqjeje për fëmijët e mi por pa patur shumë rezultat. Ky libër më ka pajisur me një sërë mjetesh të ndryshme të cilat mund t’i vë në zbatim në shtëpi. Ndërkohë që ky libër ofron ide krijuese për se si t’ia ngulis mësimet fëmijës tim, më ka mësuar edhe që familja është e rëndësishme dhe që pjesëtarëve të saj u duhet që të punojnë së bashku e jo të zihen me njëri-tjetrin.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Ndreqje në Mënyrë Krijuese 

Autor | Lisa Whelchel
Viti i Botimit | 2000
Botues | Tyndale House Publishers
Faqe | 320
Web-site i autorit | www.creativecorrection.com

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.