Këtë libër duhet ta lexosh po qe se . . .

Dëshiron të zhvillosh një metodë më të qëndrueshme disipline dhe t’i ndihmosh fëmijët e tu që të marrin përsipër më tepër përgjegjësi për pasojat e sjelljes së tyre.

Me pak fjalë …

Ky libër parashtron një plan veprimi shumë specifik për të të ndihmuar që të bëhesh një prind më i mirë dhe më i qëndrueshëm.

Ide kyçe …

  • Puna jote si prind nuk është të krijojmë fëmijë të lumtur.
  • Në kulturën tonë, roli i llogaridhënies në jetën e një fëmije ka rënë dhe ata lejohen që të shpëtojnë pa mbajtur përgjegjësi.
  • Prindi është çelësi për ndryshimin e të menduarit dhe të vepruarit të fëmijës – kjo kërkon që ti të jesh prindi që dëshiron të jesh.
  • Preokupimet afatgjata të një prindi, përfshijnë:

Qëndrimin – Ti si prind të duhet të qëndrosh i qetë – ti jep shembullin.
Sjellja – Prit një sjellje të mirë dhe kur sjellja e mirë nuk shfaqet, bëji vetes pyetjet vijuese:
1) Përse ai po bën atë që po bën?
2) Si ndjehem unë, si prind – a janë reagimet emocionale të mia ndihmuese apo                      rënduese të situatës?
3) A po e bëj qimen tra?
Karakteri – Karakteri është ajo që ti je kur askush nuk të shikon. Fëmijët tanë e marrin atë prej nesh (prindërve) krahas mësimeve për jetën. Përforcoje të mirën dhe trajto aspektet negative.

  • Mësoju qëllimisht fëmijëve të tu se si do të donit që ata të jenë ndërkohë që rriten.
  • Ka 3 lloje prindërimi:

o   Lejues – përpiqet të jetë shoku i ngushtë i fëmijës, është jo i njëtrajtshëm në prindërimin e       tij, nuk e lë kurrë fëmijën të dështojë
o   Autoritarian – është gjithnjë i drejtë, bërtet dhe kërcënon, jep pak liri
o   Autorizues – jep zgjedhje, e lë fëmijën të përjetojë pasojat, disiplinë e qëndrueshme,                   respekt i ndërsjellët

Lloji i parë dhe i dytë shkakton rebelim, i treti është e mesmja e artë ku ju i mëshoni marrëdhënies dhe kaloni në plan dytësor gjithçka tjetër.

  • Foli me respekt fëmijëve të tu.
  • Fëmijët i arrijnë pritshmëritë që ti ke ndaj tyre. Mos ki frikë të kesh pritshmëri për shumëçka.
  • Ka një dallim mes vetë-vlerësimit (të ndjerit mirë për veten) dhe çmimit të vetes.
  • Parimet e çmimit të vetes, janë:

o   Pranimi – fëmijët janë të dëshiruar për t’u pranuar në mënyrë të pakushtëzuar prej teje, gjë që ti mund ta tregosh me fjalë e me vepra. Sa më tepër pranim të tregohet nga ti, aq më pak ata kërkojnë ta marrin atë nga bashkëmoshatarët.

o   Përkatësia – krijo një shtëpi që shikohet si një vend të cilit fëmija i përket – jepu pjesëtarëve të familjes të drejtën e votës, mbaj vesh, mbështetni njëri-tjetrin, kaloni kohë familjare, hani darkë së bashku, shkoni për pushime së bashku.

o   Kompetenca – Fuqizoi fëmijët duke u dhënë përgjegjësi – ata do të ndjehen krenarë për arritjet e tyre

  • Lavdërimi nuk është gjë e mirë për fëmijët – ai lidh vetë-vlerësimin e fëmijës me atë që ajo bën – sa i “mirë” është personi. Në vend të kësaj, ti duhet ta inkurajosh fëmijën tënd që të theksosh veprimin dhe jo personin. Lavdërimi zakonisht tingëllon i pasinqertë dhe lidh “zotësinë” apo “zgjuarsinë” e tij me mënyrën se si një fëmijë kryen një detyrë të caktuar. Fëmijët kanë nevojë të dinë që janë të pranuar pavarësisht asaj që bëjnë.

Hapat e veprimit …

  • Kur u kërkon fëmijëve të tu që të bëjnë diçka,

o   Thuaje një herë
o   Kthe shpinën
o   Largohu

  • 3 strategji kryesore për ndryshimin e sjelljes:

o   Le që realiteti të jetë mësuesi. Le që natyra të marrë rrjedhën e saj e cila zakonisht është disiplinë e mjaftueshme në vetvete.
o   Mëso se si të përgjigjesh e jo të reagosh. Mos jep përgjigje pa u menduar dhe mos i lë emocionet të të zhvasin nga ana më e mirë e jote.
o   “B” nuk do të zhvillohet pa mbaruar “A-ja” – nuk do të kalosh në aktivitetin tjetër derisa prindit t’i plotësohen kërkesat ndaj fëmijës.

  • Cakto detyra shtëpie të përshtatshme për moshën – duke siguruar llojet e përvojave ku fëmijët bëjnë punën e tyre dhe mësojnë përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien, në këtë mënyrë ti do mund të krijosh një vlerësim për veten i cili është i shëndetshëm.
  • 10 mënyrat kryesore se si t’i ndihmojmë fëmijët e tu që të bëhen çfarë ju doni që ata të bëhen:

10.  Ji 100% i qëndrueshë
9.  Gjithmonë zbatoje atë që dëshiron të bësh
8.  Përgjigju por mos reago
7.  Numëro deri në 10 dhe pyete veten “Çfarë do bënte vetja ime e vjetër në këtë situatë? Çfarë do të bënte vetja ime i/e “re”?”
6.  Kurrë mos i kërcëno fëmijët e tu
5.  Kurrë mos u zemëro
4.   Mos lësho paralajmërime
3.  Pyete veten “Problem i kujt është ky?”
2.  Mos mendo se sjellja e gabuar do të zhduket
1.  Ji i çelur në fytyrë edhe atëherë kur dëshiron diçka tjetër

Citime …

  • “Çelësi për ndryshimin e fëmijës tënd është ndryshimi i qëndrimit tënd” Fq. 39
  • “Çdo fëmi do të dështojë, do të bëjë gabime dhe do të të vërë në siklet. Gjithsesi, nuk ke përse t’ia kujtosh fëmijës tënd ato gabime për sa të jetë gjallë. Ndreqe sjelljen e tij dhe vazhdo me gjëra të tjera. Ajo që është më e rëndësishme në afatgjatë, është karakteri i fëmijës tënd.” Fq. 44

Të ndryshme …

Që të bëhesh ai lloj prindi që dëshiron të jesh, çdo ditë ai jep një listë të gjërave që duhet të bësh.
E hënë

  1. Vëré atë që po ndodh në shtëpinë tënde. Cilat fusha të shqetësojnë në marrëdhënie me djalin tënd?
  2. Mendo për mënyrën se si do të doje që të ndryshoje.
  3. Vendos që të marrësh autoritetin.
  4. Ki pritshmëri që gjëra të mëdha të ndodhin.

E martë

  1. Cili është qëndrimi yt ndaj fëmijëve të tu?
  2. Si e zbulon sjellja jote qëndrimin tënd?
  3. Çfarë ndryshimesh të duhet të bësh në sjelljen tënde ndaj fëmijëve?
  4. Për çfarë lloj karakteri dëshiron të njihesh? Si mund të arrish atje?

E mërkurë

  1. Çfarë lloj stili prindërimi ke?
  2. Si reagon fëmija yt ndaj këtij stili prindërimi?
  3. Si mund ta adaptosh stilin tënd të prindërimit për të qenë më i baraspeshuar?
  4. Si mund të vësh konkretisht thekin tek marrëdhëniet në shtëpinë tënde?

E enjte

  1. Si mund t’i tregosh fëmijës tënd një pranim të pakushtëzuar?
  2. Si mund ta vësh theksin tek përkatësia në familjen tënd?
  3. Në çfarë mënyrash mund ta nxitësh fëmijën tënd për të krijuar kompetencë?
  4. Mendo për dallimin mes lavdërimit dhe inkurajimit. Çfarë gjëje me të vërtetë inkurajuese mund t’i thuash fëmijës tënd sot?

E premte

  1. Rishikim i parimeve kyçe
  2. Identifiko çështjet kryesore që dëshiron të adresosh
  3. Mendo për mënyrën se si ti dëshiron të reagojnë fëmijët dhe se si do të përgjigjesh tani.
  4. Gati? …Nisu!

Si e ka ndryshuar kjo prindërimin tim …

Në këtë libër, ka patur një sërë gjërash të cilat më bënë të ndaloj, të mendoj si dhe të vlerësoj mënyrën se si kam prindëruar. Me të vërtetë më pëlqen parimi që “B” nuk do të ndodhë derisa “A” të jetë plotësuar, duke marrë të mirëqenë se kjo funksionon më mirë kur “B” është diçka të cilën ata vërtetë dëshirojnë që të bëjnë, si për shembull vajtja tek shtëpia e një shoku/shoqeje. Jam ende duke u përpjekur që të gjej se si të përdor këtë parim kur “B-ja” është diçka për të cilën ata nuk janë të motivuar që ta bëjnë, por kur mendojnë për pasojat e natyrshme të mos bërit të “A-së”, edhe kjo është ndihmëse.

Një gjë tjetër që jam duke bërë tani është që po i them gjërat një herë dhe pastaj po largohem. Jam gjithashtu duke mësuar që nganjëherë më duhet të bëj një kërkesë kur ata janë në mes të diçkaje. Ose, bëj një kërkesë një herë dhe pastaj gjej një kohë (në një të ardhme të afërt) kur ata mund ta bëjnë.

Së fundi, unë me të vërtetë po përpiqem të punoj në parimin e Inkurajimit përkundër Lavdërimit. Më pëlqen me të vërtetë ideja e inkurajimit të veprimeve dhe punës që kanë bërë në vend që të përqendrohemi tek ta si person. Kjo gjithashtu i mëson fëmijët që të bëjnë gjëra për hir të tyre e jo thjesht për të kënaqur të tjerët. Kjo e tërheq vëmendjen tek detyra dhe përpjekja. Kjo me të vërtetë që më bën të ndaloj e të mendoj për atë që dua të them dhe mënyrën se si dua ta them.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Deri të Premten Një Fëmi Krejt Tjetër: Si të Ndryshosh Qëndrimin,

Sjelljen dhe Karakterin e Fëmijës Tënd brenda 5 Ditësh 
Autor | Dr. Kevin Leman
Viti i Botimit | 2008
Botues | Revell
Faqe | 300
Web-site i Autorit | www.drleman.com

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.

Për më tepër informacion rreth gjuhëve në të cilat ky libër është i disponueshëm në shitje, kliko këtu