Këtë libër duhet ta lexosh po qe se . . .

E gjen veten duke u ndjerë në ankth rreth fëmijëve të tu dhe zgjedhjeve të tyre, si dhe duke reaguar emocionalisht ndaj atyre zgjedhjeve.

Me pak fjalë …

Ky libër ka të bëjë me krijimin e marrëdhënieve që kemi dashuri gjithnjë, duke thjesht mësuar që të përqendrohemi tek vetja jonë, ta qetësojmë veten e të rritemi vetë.

Ide kyçe …

  • Vështirësia jonë më e madhe si prindër nuk është me gjërat të cilat ne i mendojmë si me më gjasa për të patur vështirësi (si për shembull faktorët me ndikim negativ e të pakontrollueshëm të jashtëm mbi fëmijët tanë). Jo, kanë të bëjnë me reagueshmërinë tonë emocionale, qoftë kjo të bërtiturit, mungesën e angazhimit, manipulimin, shmangien, etj.
  • Bëhu prindi i “terezishëm” të cilin fëmijët e tu e kanë vërtetë të nevojshëm, duke e kontrolluar veten tënde e duke u pjekur.
  • Ruajtja e terezisë nga ana jote do të thotë krijimi i hapësirës për ta në mënyrë që të marrin vendime dhe për ne që ta shuajmë ankthin që kemi për këto vendime të tyre.
  • Ruajtja e terezisë do të thotë të lejosh pasojat të ulërasin e ti vetë të mos bësh kërcënime boshe.
  • Kalo kohë për veten tënde.

Hapat e veprimit …

  • Që të shijosh anën “personale” të prindërimit (argëtimin/gëzimin) ti duhet të kujdesesh për anën “e punës” në fillim (ta paraqesësh veten si autoriteti duke i drejtuar fëmijët e tu në motivimin e vetes së tyre).
  • Aftësia jote për ta qetësuar veten edhe kur fëmijët e tu kanë dalë jashtë kontrolli, është mënyra më e mirë për të caktuar vendin e tyre në familje.
  • Lëri pasojat të ulërasin.
  • Mirëpriti pasojat dhe pastaj bëhu një udhëzues jete për fëmijët e tu; ec krahas tyre ndërkohë që hasin në vështirësi dhe vuajnë përmes tyre.
  • Kujdesu për veten, apo ashtu sikurse libri thotë “duaje veten”, në mënyrë që të jesh aq i shëndetshëm sa duhet për t’u kujdesur për fëmijët e tu
  • Disa mënyra për ta “dashur veten” janë të krijosh kohë për një hobi, të pish një kafe me një shok, të shkosh në një konferencë jashtë qytetit, etj.

Citime …

  • “Reagueshmëria emocionale është armiku ynë më i keq kur bëhet fjalë për të paturit e marrëdhënieve të shkëlqyera.” Fq. 11
  • “Mënyra e vetme për të ruajtur një pozitë ndikuese ndaj fëmijëve tanë, është të rifitojmë një pozitë kontrolli mbi veten tonë.” Fq 17
  • “Kur kemi nevojë që të tjerët të na pranojnë apo që të na vlerësojnë duke bërë çfarëdo gjëje që ne u themi atyre për të bërë, ne i kthejmë ata në mirëmbajtësit e [emocioneve] tona.” Fq. 24
  • “Kurdoherë që dorëzohemi përpara ankthit tonë, ne krijojmë pikërisht atë rezultat që po përpiqemi të shmangim.” Fq. 31
  • “Reagimet e tua emocionale varen prej teje. Ti gjithmonë e ke një zgjedhje.” Fq. 40
  • “Pa hapësirë për të bërë gabime, fëmijët tanë jetojnë vetëm një jetë të marrë hua.” Fq. 79
  • “Të prindëruarit pa ulërima ka të bëjë me të mësuarit se si të veprosh nisur nga respekti për parimet e tua më të larta, e jo nisur nga reagimi yt ndaj frikës tënde më të madhe.” Fq. 85
  • “Fëmija yt po të vë në provë që të shikojë nëse je apo jo i qëndrueshëm dhe i njëtrajtshëm. Dhe ai dëshiron që ti ta kalosh këtë provë të tij.” Fq. 97
  • “Qëllimi yt është që të mos ua zëmë frymën emocioneve të tyre por që përkundrazi t’i drejtojmë ato drejt një shprehjeje produktive.” Fq. 105
  • “Stabiliteti dhe struktura, janë përbërës të domosdoshëm në një shtëpi të shëndetshme.” f. 138
  • “Prindërimi pa ulërima nuk është një model zgjidhjesh problemi apo modifikimi të sjelljes; është një model rritjeje.” Fq. 189
  • “Të duash veten në fillim është e vetmja mënyrë për të prindëruar pa ulërima, sepse ajo është e vetmja mënyrë se si të kërkojmë fillimisht qetësinë tonë. Është e vetmja mënyrë që t’i bëjmë fëmijët tanë të përfitojnë pa i rënduar ata me nevojën për të vepruar në dobinë tënde.” Fq. 195

Si e ka ndryshuar kjo prindërimin tim …

Qëkurse kam lexuar këtë libër, e kam parë veten të qetë kur djali im dy vjeçar thotë “s’dua” apo kur gjuan si shenjë kundërshtimi ndaj kërkesave të mia. Unë i jap zgjedhje, të bindet ose të mos bindet dhe të vuajë pasojën. Unë e lejoj të bëjë zgjedhjen e tij dhe aplikoj pasojën në mënyrë të qetë pa u zemëruar për atë që ai zgjedh. Tani e kuptoj se unë mund të kontrolloj vetëm veten, dhe kam bërë më shumë gjëra për t’u kujdesur për veten kështu që jam më e energjizuar dhe në një gjendje më të shëndetshme mendore dhe emocionale që të kujdesem për djalin tim.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Prindërim pa të Ulëritura; Qasje Tërësisht Tjetër për të Rritur
Fëmijët e Tu Duke Ruajtur Terezinë 
Autor | Hal Edward Runkel, LMFT
Viti i Botimit | 2007
Botues | Broadway Books, pjesë e Random House, Inc.
Faqe | 218 
 Web-site i Autorit | www.screamfree.com

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.

Për më tepër informacion rreth gjuhëve në të cilat ky libër është i disponueshëm në shitje, kliko këtu