Këtë libër duhet ta lexosh po qe se . . .

Dëshiron të mësosh rreth një qasjeje biblike ndaj prindërimit, e cila përqendrohet tek rrënja e problemit: qëndrimi i zemrës.

Me pak fjalë …

Gjendja e zemrës është në thelbin e arsyes përse fëmijët bëjnë atë gjë që bëjnë. Pa një ndryshim të zemrës, asnjë ndryshim i vërtetë në sjelljen e tyre nuk do mund të ndodhë. Për të ndryshuar sjelljen, të duhet të kuptosh “gjendjen e zemrës” të fëmijës tënd si dhe arsyen përse ai apo ajo është duke shfaqur sjelljen që ti vëren.

Ide kyçe …

  • Njëtrajtshmëria është çelësi për sigurimin e botëkuptimit të fëmijës.
  • Të bërit e pyetjeve të ndihmon të kuptosh atë që po ndodh në zemrën e fëmijës. Arsyeja “përse” është shfaqur një sjellje e caktuar mund të adresohet vetëm duke kuptuar “gjendjen e zemrës së një fëmije.”
  • Problemi kryesor nuk është sjellja; sjellja e ndryshuar nuk është se domosdoshmërisht nënkupton që edhe zemra ka ndryshuar. Kjo është themelore për të tëra marrëdhëniet jo vetëm për ato me fëmijët por edhe për ato me të rriturit.
  • Prindërit duhet ta kuptojnë se gjërat që po zhvillohen në shtëpi apo në shkollë mund t’i japin shkas sjelljes e cila ka ndikim tek zemra e fëmijës. Shembuj të kësaj janë: divorci, stresi, puna me orar të zgjatur e prindërve, qëndrime kontrolluese, drogat, problemet me shokët e shkollës, nota të ulëta ose ndjenja pasigurie

Hapat e veprimit …

  • Sigurohu që po tregohesh i njëllojtë me bashkëshortin/bashkëshorten tënde në mënyrën se si e shqyrtoni “gjendjen e zemrës” dhe se si do të disiplinoje dhe komunikoje ndryshimet për sjelljen që ju dëshironi.
  • Me qëllim për të ndryshuar sjelljen e fëmijës tënd, kupto nevojat e tij/saj. Ndihmesa ndaj fëmijës tënd me qëllim që ai apo ajo të kuptojë sjelljen dhe gjendjen e zemrës së vet, do të sjellë një ndryshim që i reziston kohës.
  • Lutja në shtëpi si dhe përqendrimi tek Bibla për të gjetur paqe, gëzim dhe forcë, mund të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm si tek fëmija, ashtu edhe tek prindërit.
  • Aftësia për të thënë nga ana jote si prind “Më vjen keq” ose “Kam gabuar”, hap komunikimin dhe jep shembullin e një dashurie të pakushtëzuar.
  • Ne duhet t’i drejtojmë si barinj fëmijët tanë në mënyrë që ata të zhvillojnë qëndrime biblike. Ne jemi duke e përforcuar atë qasje me Shkrimin, në mënyrë që ata të mësojnë arsyen “përse.”

Citime …

  • “Ungjilli të jep ty dhe fëmijëve të tu aftësinë për t’u përballur me gjërat më të këqija të vetes: mëkatin tënd, të keqen tënde si dhe dobësitë e tua, e megjithatë të gjesh shpresë për shkak se hiri është i fuqishëm.”Fq. xxii
  • “Shkrimi na mëson se … jeta e një personi është pasqyrim i zemrës së tij. “Fj. e Urta” 4:23 dhe deklaron kështu: ‘Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet e jetës.’” Fq 3
  • “Të tëra sjelljet janë të lidhura me qëndrimet e zemrës. Për rrjedhojë, disiplina duhet të adresojë qëndrimet e zemrës.”Fq. 6
  • “Shumë prindërve u mungon një pikëpamje biblike e disiplinimit. Ata kanë prirjen ta mendojnë disiplinimin si hakmarrje …”Hebrenjve” 12 e bën të qartë që disiplina nuk ka karakter ndëshkues, por ndreqës. “Hebrenjve” 12 e quan disiplinën një fjalë inkurajimi që u drejtohet bijve. Ajo thotë se disiplina është një shenjë e identifikimit të Perëndisë me ne si Ati ynë … Ajo thotë se ndërkohë që disiplina nuk është e kënaqshme, por e dhimbshme, ajo sjell një të korrë drejtësie dhe paqeje. Ajo nuk është diçka që vë në baraspeshë dashurinë, por është shprehja më e thellë e dashurisë.”Fq. 38
  • “Arti më i bukur i komunikimit nuk është të mësuarit se si të shprehësh mendimet e tua, por se si të nxjerrësh mendimet e dikujt tjetër.” Fq. 76
  • “Prindërit kanë prirjen që sjelljen e fëmijëve të tyre ta shikojnë me shumë naivitet. Ne e shikojmë zënkën e tyre për një lodër si thjesht zënkë për një lodër, kur kjo faktikisht është mos arritja e marrjes në konsideratë e interesit të të tjerëve. Është egoizëm … Është vendosmëria për të jetuar në botë në një mënyrë që shfrytëzon çdo mundësi për t’i shërbyer vetes.” Fq. 179

Si e ka ndryshuar kjo prindërimin tim …

Përpara se të lexoja këtë libër, tërhiqesha nga gjërat që mësova në kolegj për zhvillimin e fëmijës dhe për psikologjinë si zgjidhje të problemeve. Arsimi shekullar ishte vlejti për të më bërë të kuptoja fazat psikologjike dhe emocionale nëpër të cilat kalon fëmija, por çështjet e zemrës me një aspekt më tepër frymëror, nuk u trajtuan.

Me vajzën time vura re se shpesh herë, metodat shekullare çuan vetëm në ndryshime të përkohshme dhe jo në rezultate që mbeten në kohë të cilat unë isha e dëshiruar që t’i shikoja tek fëmija im. Unë doja që ajo të mësonte të kishte disiplinë vetjake e një qëndrim të mirë. Në zemrën e saj, ajo duhet të dëshirojë të bëjë gjënë e duhur, jo sepse po e detyroj unë.

Ndërkohë që në Afrikë kam punuar me fëmijët me lëndime të thella për shkak të refuzimit që u është bërë, kam parë se mund ta ndihmosh një fëmijë të shërohet duke kuptuar zemrën e tij/saj. Shumë prej teknikave të njëtrajtshmërisë në botën shekullare, janë mjete të shkëlqyera, por në fund të fundit, sjellja nuk do të ndryshojë nëse zemra nuk ndryshon. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme që kam mësuar edhe me fëmijët më të rritur. Nëse bën një gabim, është e rëndësishme që të modelosh përulësinë dhe që të thuash se të vjen keq. Nuk është kurrë tepër vonë të përshtatësh mënyrën se si ti krijon marrëdhënie me fëmijët e rritur. Kjo qe një inkurajim tepër i madh për mua kur i kërkova të falur vajzës time të rritur tashmë për gjërat që nuk i trajtova siç duhej kur ajo qe fëmijë. Perëndia është ekspert për rimëkëmbjen e marrëdhënieve dhe ky libër është inkurajim për cilindo prind.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Të Drejtojmë si Bari Zemrën e Fëmijës 

Autor | Tedd Tripp
Viti i Botimit | 1995
Botues | Shepherd Press
Faqe | 237
Web-site i Autorit | www.paultripp.com

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.

Për më tepër informacion rreth gjuhëve në të cilat ky libër është i disponueshëm në shitje, kliko këtu