Këtë libër duhet ta lexosh po qe se …

Ti i premton vetes se nuk do të zemërohesh më dhe se nuk do të humbasësh gjakftohtësinë me fëmijët e tu.” Megjithatë, ti e gjen veten përsëri gjaknxehtë gjë që më pas të lë një ndjenjë faji dhe dëshpërimi. Gjithashtu, lexoje nëse po has në vështirësi me gjetjen e gëzimeve të prindërimit dhe/apo shijimin e marrëdhënies me fëmijët e tu.

Me pak fjalë …

Ky libër tregon për udhëtimin e hapur dhe të sinqertë të një mamaje përmes përvojave të saj si prind dhe betejës së saj me zemërimin. Ajo tregon me dëlirësi dhe me një dozë humori, vështirësitë dhe gabimet e përditshme të saj si mama. Ajo i siguron të tëra mamatë që nuk janë të vetmet në vështirësitë që lindin me rritjen e një familjeje. Ajo ofron këshilla të dobishme dhe të udhës se si të merresh me zemërimin në jetën tënde dhe se si të fillosh të hedhësh hapa drejt ndryshimit.

Ide Kyçe …

Autorja shqyrton arsyet e ndryshme përse gratë mund të jenë duke u përballur me zemërim, duke i krahasuar zemërimet me vullkanet. Ajo përqendrohet tek nevoja për të kuptuar “mënyrën tënde të shpërthimit” dhe shpjegon katër stilet e shpërthimeve.

  1. Stromboliane – një shpërthim që vjell “thëngjij fjalësh sarkastike” (Fq. 35) dhe që nuk zgjat shumë
  2. Hauajane – një zemërim kronik e që zien shpesh, i karakterizuar nga një qëndrim negativ ndaj jetës
  3. Vullkanik – një zemërim me intonacion të lartë, i frikshëm dhe i rrezikshëm
  4. Plinianik – një shpërthim eksploziv i cili gjeneron abuzim si me fjalë ashtu edhe fizik.

Ajo thotë se cilido prej këtyre lloje shpërthimesh mund të bëjë që fëmijët tanë të dëmtohen; për rrjedhojë, ne duhet të dëshirojmë të kërkojmë ndihmë.

Është e rëndësishme që të kuptojmë shenjat paralajmëruese si dhe çështjet problematike themelore në rrënjët e zemërimit, si dhe të kuptojmë se kur e kemi kaluar cakun.

Ka tre shenja paralajmëruese të cilat mund të çojnë në një shpërthim.

  1. Gjëra të vogla nxitëse, shpërthime të mëdha – shumë gjëra të vogla të cilat mund të shkaktojnë stres.
  2. Gjuha sarkastike që kemi prirjen të përdorim kur jemi të acaruar
  3. Gjendja fizike e jonë (p.sh. sindroma para menstruacioneve) e cila mund t’i japë shkas reagimeve eksplozive.

Ka tre trysni në rritje nën sipërfaqe të cilat ndodhen në rrënjën e zemërimit të çdo mamaje

  1. Trysni nga e kaluara – vlerësimi i të kaluarës tënde dhe i mënyrës se si ajo ndikon tek faktorët nxitës që të bëjnë të zemërohesh
  2. Trysni nga përbrenda – streset e mëdha dhe të vegla të të jetuarit në këtë botë
  3. Trysni nga vetë fëmijët tanë dhe sjellja e tyre

Me shpërthimet e tua të zemërimit, t’i mund të dëmtosh ata të cilët ti i do

  1. Dëmtime të ndjenjës së sigurisë të fëmijës tënd
  2. Dëmtim të mirëbesimit të bashkëshortit tënd
  3. Dëmtime të marrëdhënies tënde me Perëndinë

Nëse ke shkaktuar ndonjë lëndim trupor tek fëmija yt gjatë kohës kur ishe i zemëruar, atëherë e ke kaluar cakun e ke nevojë të kërkosh ndihmë.

Hapat e Veprimit …

Disa strategji të menduara mirë dhe të dobishme që kanë për qëllim vënien në kontroll të zemërimit tënd

  1. Kujdesu për fizikun tënd
  2. Bëj paqe me të kaluarën tënde
  3. Respektoje prirjen e fëmijës tënd
  4. Ki një plan për disiplinën
  5. Mëso aftësi për menaxhimin e zemërimit (shiko më poshtë)
  6. Mbaje nën kontroll gjuhën tënde dhe mendo përpara se të flasësh
  7. Gjej një shembull të perëndishëm
  8. Përshtate qëndrimin tënd
  9. Nis një grup mbështetës
  10. Mbaj shënim emocionet e tua
  11. Lexo Biblën

Dhjetë këshillat më të mira për të të ndihmuar të menaxhosh zemërimin:

  1. Kohë të tilla janë raste të mira për të nisur përsëritjen e motos së duhur të mamave: “Edhe kjo do të kalojë.”
  2. Nganjëherë mund ta anashkalosh një shpërthimi “vullkanik” duke u përqendruar tek reagimet e tua fizike. Kujtoje veten që të marrësh frymë thellë dhe ngadalë.
  3. Nëse turrat me rroba të palara (apo çfarëdo gjëje tjetër bezdisëse për syrin tënd) kanë prirjen të ta lëkundin temperamentin, gjej një mënyrë për t’i hequr sysh derisa të mund të bësh diçka për to.
  4. Mëso të dallosh shenjat fizike të zemërimit me qëllim për të fituar kontroll mbi to dhe të ndalësh përshkallëzimin e zemërimit tënd.
  5. Ka kaq shumë situata stresuese në prindërim në të cilat e qeshura vërtetë që mund të të shpëtojë. Shfrytëzo faktin që fëmijët e tu janë vërtetë hokatarë…dhe lëre që tensioni të shfryhet përmes një të qeshure e jo një shpërthimi zemërimi.
  6. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një ndjese të sinqertë. Kur e kupton se ke drejtuar në mënyrë të gabuar zemërimin tënd drejt fëmijëve të tu …pranoje këtë.
  7. Ne mund ta pakësojmë stresin si dhe t’i përmirësojmë marrëdhëniet tona nëse në mënyrë të vetëdijshme zgjedhim ta falim fëmijën i cili është “gjithmonë” duke bërë diçka e cila na mërzit apo na shqetëson.
  8. Shikoje fëmijën tënd drejt e në sy dhe me butësi duke ia mbajtur fytyrën mes duarve të tua, thuaji: “Të dua kështu si je!”
  9. Nëse diçka e papritur të kap në befasi dhe i jep shkas reagimeve zemërake, atëherë kalo disa minuta për të planifikuar reagimin tënd ndaj kësaj të papriture, me qëllim për të parandaluar shpërthimet e zemërimit.
  10. Nëse sindroma para menstruale është problematike për ty, një pjesë të këtij sikleti mund ta lehtësosh duke thjesht reduktuar sasinë e kripës që merr.

Citime…

  • “A e gjen veten duke supozuar se je e vetmja mama e cila ka vështirësi me zemërimin ndaj fëmijëve të tu? Edhe mamaja që do të të shkonte më pak në mendje mund të jetë e ngarkuar me zemërimin dhe tërbimin më të fshehtë.” Fq. 26
  • “Tërbimi që ndizet kundër fëmijëve tanë, zakonisht është i rrënjosur në diçka më të madhe sesa fëmijët vetë.” Fq. 64
  • “Kjo është çështja gërnjare e fajit të mamasë. Gjithashtu kjo është ekzaktësisht si një tenxhere me presion për pjesën më të madhe prej nesh për shkak se ne kemi besuar supozimin që, pavarësisht gjithçkaje që u ndodh fëmijëve tanë, ‘unë e kam fajin sepse jam e ëma.’” Fq. 86
  • “Ti kishe ideale të larta …dhe ti shikon se si shumë prej atyre idealeve u plandosën përdhe dhe bëhen kapicë aty në realitetin që të rrethon … Por, mikeshë e dashur, merr zemër. Ka dritë në fund të tunelit … dhe kësaj radhe nuk është mirazh! Jo, kjo dritë shprese është marrëdhënia plot dashuri dhe kënaqësi që ti dhe fëmija yt do të përjetojë si rezultat i pranimit nga ana jote që u zemërove … dhe i punës që ti bën kundër zemërimit. Fq. 232

Si e ka ndryshuar kjo prindërimin tim …

Në vështirësitë e mia me zemërimin, si mama, unë u lehtësova shumë kur mësova që nuk isha e vetmja. Ky libër më inkurajoi që të vazhdoja të ndaja në mënyrë të hapur me të tjerët si prind betejën time me zemërimin. Qeshë në gjendje që të ndaja vështirësitë e mia me mikeshat e mia e të ndërtoja një grup mbështetjeje edhe pse ato jo domosdoshmërisht kishin hasur në të njëjtat vështirësi. Mençuria më e madhe që kam arritur të vjel nga ky libër, ishte që mësova të pranoj gabimet e mia, t’u kërkoj ndjesë fëmijëve të mi, të fal çapkanësitë e tyre të vogla dhe të tregoja dashuri për personalitetet e tyre të mrekullueshëm në formim e sipër. Strategjitë e Julie Ann Barnhill-es më vunë përpara disa hapave praktikë për sa i takon menaxhimit të zemërimit.

Pesë strategjitë e mia të preferuara janë:

Strategjia Nr. 3: Të kujdesem për fizikun tim: Të sigurohem që do gjej kohën të vizitohem tek mjeku/dentisti dhe të bëj ushtrime fizike.

Strategjia Nr.6: Të kem një plan për disiplinë: Pak parapërgatitje mund të bëjë shumë rreth reduktimit të stresit.

Strategjia Nr.10: Vëri një rojë gojës tënde kur je përpara fëmijës: Mbaje nën kontroll gjuhën dhe mendo përpara se të flasësh.

Strategjia Nr.12: Përshtate qëndrimin tënd: Mëso se si të jesh i kënaqur në gjithçka.

Strategjia Nr.14: Nis një grup mbështetjeje: Gjej tre apo katër mama të tjera të cilat kanë hasur në vështirësi të ngjashme, dhe takohu rregullisht me to.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Ajo ka për të Shpërthyer! Ndihmë Reale për Mamatë që
Kanë Vështirësi me Zemërimin 

Autorja | Jullie Ann Barnhill
Viti i Botimit | 2001
Botues | Harvest House Publishers
Faqe | 272
Web-site i autores | www.juliebarnhill.com

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.