Këtë libër duhet ta lexosh po qe se . . .

Dëshiron që fëmijët e tu të shkojnë më mirë me njëri tjetrin e që të ndërtojnë marrëdhënie të mira.

Me pak fjalë …

Rivaliteti i fëmijëve të të njëjtës familje është një pjesë e zakonshme e të rriturit bashkë me fëmijë të tjerë. Në vend që ta lejosh që kjo të shkatërrojë marrëdhëniet e fëmijëve të tu, ky libër të pajis me mjete për t’i ndihmuar ata që të mësojnë se si të lidhen me njëri tjetrin në një mënyrë më pozitive.

Ide kyçe …

  • Rivaliteti i fëmijëve të së njëjtës familje është normal; jo diçka për t’u patur frikë, por diçka që duhet ta shikojmë si një “kurs” në të cilin fëmijët mësojnë të formojnë marrëdhënie të shëndetshme. Ato aftësi marrëdhënore që ata do të mësojnë brenda familjes, si p.sh. mënyra se si të merren me konfliktet, zhgënjimin kur nuk u del e vetja, ndarjen e sendeve me të tjerët, etj., ata do t’i kenë me vete përgjatë gjithë jetës.
  • Kuptimi i ndjenjave negative të fëmijëve të tu ndaj fëmijëve të së njëjtës familje, është tepër i rëndësishëm në procesin e formimit të më shumë ndjenjash pozitive. Neve na duhet t’u japim një rrugë-daljeje të përshtatshme, në mënyrë që t’i lëmë ato ta vërtetojnë vlerën e atyre ndjenjave.
  • Krahasimi i fëmijëve të tu me njëri tjetrin, qoftë për t’i favorizuar, qoftë për të mos i favorizuar, është diçka e pashëndetshme.
  • Është më e rëndësishme që fëmijët e tu t’i trajtosh në mënyrë unikale sesa në mënyrë të barabartë. Ata dëshirojnë të ndjejnë dashurinë tënde dhe të jenë të respektuar për atë që janë si individë. Ata janë unikalë e kështu janë edhe nevojat e tyre.
  • Askush (prindërit, fëmija, motrat apo vëllezërit) nuk duhet ta kyçë fëmijën në çfarëdo lloj roli qoftë Prindërit nuk duhet t’i etiketojnë kurrë fëmijët e tyre (rrëmujaxhi, i zgjuar, i turpshëm), edhe në mënyra të cilat ne i mendojmë si mikluese.
  • Nëse ju i zbatoni këto parime në jetën e familjes tënde, zënkat do të pakësohen dhe ndjenjat e mira mes fëmijëve të tu do të shtohen.

Hapat e veprimit …

  • Mos u shqetëso që fëmijët e tu të bëhen “shokë të ngushtë”. Përqendrohu tek pajisja e tyre me aftësi (p.sh. me aftësinë e të dëgjuarit të të tjerëve) dhe me qëndrimet (p.sh. përulësi) të cilën ata e kanë të nevojshme në të tëra marrëdhëniet e tyre.
  • Pranoji ndjenjat e fëmijëve të tu (negative dhe pozitive) drejt njëri-tjetrit dhe trego se si të trajtojnë ndjenjat e zemërimit në një mënyrë të pranueshme.
  • Bëj një vlerësim të mënyrës se si t’i merresh me ndjenjat e tua të zemërimit – çfarë lloj shembulli je?
  • Bëj një vlerësim të nevojave të secilës fëmi në mënyrë individuale. Shpjegoju që gjërat mund të mos jenë të barabarta dhe kjo nuk përbën problem.
  • Mos i vë fëmijët në role, inkurajoji ata që të provojnë në veprimtari të ndryshme.
  • Në vend që të flasësh për sjelljen negative, përdor deklarata të tilla si: “Unë e di që ti ke një aftësi të jashtëzakonshme për t’u treguar i mirësjellshëm. Të lutem përdore atë aftësi!”
  • Tregoju fëmijëve që lëndimi i njëri-tjetrit nuk do të lejohet.
  • Mos i detyro fëmijët e tu që të ndajnë sendet e tyre me të tjerët. Ti mund ta nxitësh, por detyrimi për këtë gjë do ta shtojë mërinë mes fëmijëve të tu.

Citime …

  • “Këmbëngulja për të paturit ndjenja të mira mes fëmijëve, ka çuar në ndjenja të këqija. Lejimi i ndjenjave të këqija mes fëmijëve ka çuar në ndjenja të mira.” Fq. 49
  • “Pasioni dhe entuziazmi që ndjeni për arritjet e fëmijës duhet të lihet për një moment kur jeni vetëm për vetëm. Është e tepërt për fëmijët e tjerë të familjes që të detyrohen të dëgjojnë.” Fq. 58
  • “T’u tregohet dashuri në mënyrë të barabartë do ishte në një farë mënyre t’u tregohej më pak dashuri. Të tregohet dashuri në mënyrë unikale (sipas nevojës së tyre të veçantë), do të thotë që të na tregohet dashuri, aq sa kemi nevojë të duhemi.” Fq. 69
  • “Trajtoji fëmijët e tu, jo ashtu sikurse ata janë, por ashtu sikurse ne shpresojmë se ata do të bëhen.” Fq. 103
  • “Në thelb ne përpiqemi që të mos ndërhyjmë (kur zihen), por kur ne duhet të ndërhyjmë, kjo bëhet gjithnjë me mendimin se sa më parë që të jetë e mundur, ne dëshirojmë t’i kthejmë fëmijët në të punuarit vetë me njëri tjetrin.” Fq. 156

Të ndryshme …

Si t’i trajtosh zënkat
(Fq. 143 dhe 144)

  • Grindjet e zakonshme: Shpërfilli. Thuaji vetes që fëmijët kanë një rast të mirë për t’ia marrë dorën zgjidhjes së konfliktit.
  • Situata po nxehet: Tregoje që e shikon zemërimin e tyre; Komento mbi pikëvështrimin e secilit fëmi; Përshkruaje problemin me respekt; Shpreh bindje të plotë në aftësinë e fëmijëve që ata do ta gjejnë vetë zgjidhjen; Dil nga dhoma.
  • Situata me gjasa e rrezikshme: Shiko me kujdes: “A është kjo një zënke loje apo një zënkë reale?” (Zënkat e lojërave janë të lejueshme. Sherret reale jo.); Bëju fëmijëve me dije se: “Lojërat me zënka zhvillohen vetëm me dakordësi të ndërsjellët”; Respekto ndjenjat e tua: “Ti mund të jesh duke luajtur, por për mua kjo është shumë lojë e rëndë. Gjej diçka tjetër për të bërë.”
  • Situata padyshim e rrezikshme. Ndërhyrjet e të rriturve janë të domosdoshme: Përshkruaje me fjalë atë që shikon; ndaji fëmijët.

Si e ka ndryshuar kjo prindërimin tim …

Në këtë libër jepen disa këshilla të shkëlqyera praktike. Është relativisht e lehtë që ta vësh në zbatim për shkak se sapo e bluan me mendje, kupton që autorët kanë shumë të drejtë në atë që thonë. Unë nuk e kisha menduar që ka gjëra që ne bëjmë, të cilat krijojnë tek fëmijët tanë predispozitën për t’u grindur. Fillova ta lexoj këtë libër duke menduar se fëmijëve të mi thjesht u duhet të ndryshojnë por kuptova se ka disa gjëra që unë dhe bashkëshorti im na duhet t’i ndryshojmë në prindërimin tonë. Ishte rifreskuese që të kuptonim që ajo gjë që fëmijët e mi janë duke kaluar, është normale dhe që ata me të vërtetë janë duke mësuar disa aftësi të çmuara jete duke ndërvepruar me njëri tjetrin.

Nuk ka shumë qëkurse patëm një diskutim të gjatë për fëmijët që trajtohen në mënyrë të barabartë dhe që të dy ata u larguan duke menduar se gjëja e fundit që ata donin të ishin, qe që të trajtoheshin në mënyrë të barabartë, thjesht në mënyrë unikale. Udhëzimet e mësipërme rreth zënkave, më kanë ndihmuar me të vërtet. Kjo ma largon trysninë që ndjej me qëllim për të zgjidhur çështjet dhe le që fëmijët ta bëjnë atë vetë me sa më pak ndërhyrje nga ana ime.

Më është dukur se fëmijët e mi duhet të ndajnë gjithçka me njëri-tjetrin dhe jam përpjekur t’i detyroj që ta bënin këtë, por e kuptoj se është mirë për ta që të kenë një mundësi për të zgjedhur se çfarë do ndajnë me të tjerët.

Rivaliteti i fëmijëve të së njëjtës familje, është më shumë sesa zënkat e vazhdueshme të fëmijëve. Është vërtetë e rëndësishme që duke bërë pjesën tonë, t’i ndihmojmë ata që të kalojnë në mënyrë të kontrolluar përmes kësaj marrëdhënieje.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Fëmijë të së Njëjtës Familje, pa Rivalitet

Autor | Adele Faber dhe Elaine Mazlish
Viti i botimit | 1987, 2004
Botues | HarperPaperbacks
Faqe | 246
Web-site i autorit | www.fabermazlish.com

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.

Për më tepër informacion rreth gjuhëve në të cilat ky libër është i disponueshëm në shitje, kliko këtu