Këtë libër duhet ta lexosh po qe se . . .

Dëshiron të mësosh se si t’i tregosh fëmijës dashuri të pakushtëzuar në një mënyrë që ai apo ajo e kupton dhe e ndjen. Përderisa dashuria është nevoja më bazike për çdo fëmijë, ne duhet të gjejmë mënyrën se si fëmija ynë në mënyrë unikale e kupton dashurinë dhe pastaj të mësojmë t’ia tregojmë dashurinë në atë mënyrë. Kjo do ta bëjë disiplinimin e fëmijës tënd dhe mësimin e tij më të menaxhueshëm dhe më efikas.

Me pak fjalë …

Dashuria është themeli për ndihmimin e fëmijës që të zhvillojë një vetë-vlerësim të shëndetshëm, në mënyrë që të mund të mësojë se si të merret me zemërimin, si të zhvillojë aftësi të shëndetshme marrëdhënore dhe se si zhvillojnë dhuntitë dhe talentet e veçanta të vetat me qëllim për të kontribuar në shoqëri. Ky libër përshkruan pesë gjuhët bazë të dashurisë si dhe mënyrën si të gjesh se cila është ajo kryesorja për fëmijën tënd si dhe atë që është kryesore për ty. Këtu do të mësosh të reagosh ndaj fëmijës në mënyrën më të mirë për të, që ai/ajo të të kuptojë në situatat e disiplinimit, të të mësuarit, zemërimit apo inkurajimit.

Ide kyçe …

Pesë gjuhët e dashurisë janë si më poshtë:

  • Prekja fizike – Të tërë fëmijët kanë nevojë për një prekje fizike, por kësisoj, disa prej tyre plotësojnë nevojat emocionale. Për fëmijët e vegjël kjo mund të jetë t’i puthësh e përqafosh shumë herë e t’i mbash shpesh herë në prehër. Për fëmijët më të rritur, mund të jetë të bësh mundje në dysheme me djalin tënd, një përgëzim me rrahje shpatullash ose një përqafim ndaj vajzës tënde kur ajo kthehet nga shkolla ose kur del me shoqet.
  • Fjalë mbështetëse – fëmijët e besojnë thellësisht atë që ne themi. Disa fëmijë, nëse ka një mungesë fjalësh inkurajuese apo nëse nuk dëgjojnë rregullisht fjalët “të dua,” nuk do ta ndjejnë dashurinë tënde edhe nëse këtë ti ua tregon në shumë mënyra të tjera. Këto fjalë janë ndryshe nga lavdërimet që i bën fëmijës tënd për një arritje të caktuar, sepse këto fjalë janë lavdërime dhe vlerësime për atë që është fëmija si dhe komplimente mbi atë që ai/ajo bën si rezultat. Lavdërimet spontane e të shpeshta, pa u menduar paraprakisht për të vërtetën në brendësinë e tyre, do të tingëllojnë si lajka boshe ndaj një fëmije që dashurinë e ndjen përmes fjalëve, kështu që trego kujdes në mënyrë që të jesh pa shtirje ndërkohë që përdor fjalë inkurajuese për ta udhëzuar fëmijën tënd e për t’i treguar një dashuri të pakushtëzuar.
  • Kohë cilësore – kjo është dhurata jote e të qenurit pranë fëmijës tënd, duke i kushtuar vëmendje të plotë. Kështu ti i tregon fëmijës tënd që ai apo ajo është i rëndësishëm dhe që ty të pëlqen të jesh me të. Ti mundet që thjesht të luash një lojë bashkë me të apo të dalësh për drekë me të. Kjo kërkon që prindi do të sakrifikojë një gjë të çmuar (kohën), me qëllim për të kaluar qenë vetëm për vetëm me fëmijën. Nëse gjuha kryesore e dashurisë së fëmijës tënd është koha cilësore, pa dedikuar një masë të madhe kohe cilësore dhe vëmendje të përqendruar, fëmija yt do fillojë të ndjenjë që ti nuk e do me të vërtetë.
  • Dhuratat – të gjithë kanë qejf të marrin dhurata, por fëmija që e ndjen më shumë dashurinë duke marrë dhurata, dhuratat e veçanta do t’i mbajë në një vend të posaçëm e gjithmonë do t’u tregojë të tjerëve për to si dhe kush ua ka dhënë. Këto dhurata janë zakonisht jo të kushtueshme e as të mëdha. Mos u bli atyre çfarëdo gjëje e as gjithçka nga ana tjetër, por sigurohu që dhurata jote është një shprehje e vërtetë e dashurisë tënde dhe trego dashuri duke përdorur gjuhët e tjera të dashurisë gjithashtu, në mënyrë që dhurata të tejçojë edhe më tej dashurinë tënde të pakushtëzuar.
  • Vepra shërbimi – prindërimi kërkon shumë “vepra shërbimi” ndërkohë që ti fizikisht kujdesesh për fëmijët e tu, por këto nuk janë gjithnjë vepra të pastra dashurie por detyre. Fëmijët të cilët e shikojnë dashurinë tek shërbimi që u bëhet, ndjejnë dashuri kur prindërit e tyre i ndihmojnë ata të bëjnë gjëra të cilat ata nuk i bëjnë dot për veten e tyre apo kur ata i ndihmojnë të kryejnë diçka që do të ishte e vështirë për t’u bërë vetëm.

Hapat e veprimit …

  • Zbulimi i gjuhës kryesore të dashurisë së fëmijës tënd, kërkon kohë. Fëmijët e vegjël janë ende duke eksperimentuar me mënyra të ndryshme të pranimit dhe tregimit të dashurisë. Të duhet t’i flasësh të pesta gjuhët e dashurisë ndërkohë që specializohesh në gjuhën e tyre kryesore.

o   Vëré mënyrën se si fëmija jot të shpreh dashuri.
o   Vëré mënyrën se si fëmija jot u shpreh dashuri të tjerëve.
o   Dëgjo atë që fëmija të kërkon më shpesh.
o   Vëré gjërat për të cilat fëmija të ankohet më shumë.
o   Jepi fëmijës një zgjedhje mes dy opsioneve (mes dy gjuhëve të dashurisë).

  • Ne duhet që me dashuri ta disiplinojmë fëmijën, e për ta bërë këtë të duhet të dish që fëmijët janë vazhdimisht duke e vënë në provë dashurinë tonë për ta përmes sjelljes së tyre. Kështu, pyete veten për nevojën që fëmija yt ka kur sillet në mënyrë të gabuar. Qëllimi yt nuk është thjesht korrigjimi i sjelljes së tij/saj por që ta udhëheqësh dhe përgatitësh fëmijën drejt sjelljes së duhur dhe zgjedhjeve të mira, duke formuar një zemër plot dhembshuri dhe jo egoiste.

Citime …

  • “…duke i folur fëmijës tënd në gjuhën kryesore të dashurisë së tij apo saj, do ta ndihmosh atë të ndjejë dashuri. Kur fëmija yt ndjen dashuri, kur serbatori emocional i saj është plot, ai/ajo do të jetë më reagues ndaj udhëzimit prindëror në të tëra fushat e jetës së tij/saj.” Fq. 97
  • “Kur ne si prindër mësojmë të flasim gjuhën e dashurisë së fëmijës tonë, edhe pse mund të jetë jo e njëjtë me atë tonën, kështu po u tregojmë atyre mënyrën se si të jetojnë pa egoizëm dhe se si të jenë të gjindshëm ndaj të tjerëve.” Fq. 98

Të ndryshme …

  • Përpara dhe pasi ta ndreqësh apo ndëshkosh. sigurohu që fëmijës tënd t’i flasësh me dashuri në gjuhën e tij/saj kryesore të dashurisë.
  • Një marrëdhënie e ngrohtë dhe plot dashuri mes prindit dhe fëmijës, vë themelin për dëshirën dhe aftësinë e fëmijës që të mësojë sepse që fëmija të jetë në gjendje të mësojë mirë, ai duhet të jetë i pjekur emocionalisht në përputhje me moshën e tij. Prindërit kanë ndikimin më të madh në rritjen emocionale të fëmijës dhe ne mund t’u japim fëmijëve tanë një përparësi në të mësuarin duke plotësuar nevojat e tyre për dashuri në mënyrën unikale se si ata e përjetojnë dashurinë.
  • Zemërimi dhe dashuria janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën. Ne duhet të mësojmë se çfarë është zemërimi dhe se si ta trajtojmë atë në mënyrën e duhur me qëllim për t’i mësuar fëmijët tanë që të bëjnë të njëjtën gjë. Zemërimi është kërcënimi kryesor në jetë për fëmijën tënd, dhe nëse fëmija jot nuk mëson që të kontrollojë zemërimin ashtu siç duhet, kjo do ta dëmtojë dhe shkatërrojë atë.

Si e ka ndryshuar kjo prindërimin tim …

Në vend që thjesht t’i ndëshkoj fëmijët të mi kur ata sillen në mënyrë të gabuar, unë fillimisht sigurohem që po bëj gjithçka mundem për t’i bërë ata që ta ndjejnë dashurinë time duke folur gjuhën e tyre unikale të dashurisë. Pastaj pyes veten se çfarë kanë të nevojshme kur sillen në mënyrë të gabuar.

Për sa i takon vajzës time më të madhe, ajo e ndjen dashurinë duke kaluar kohë cilësore dhe nganjëherë përmes dhuratave. Nëse nuk kaloj kohë të mjaftueshme me të, ajo ka prirjen të mos i pranojë udhëzimet e mia prindërore si duhet dhe reziston ndaj ndreqjes dhe disiplinës të bërë prej meje.

Vajza ime më e vogël e ndjen dashurinë përmes fjalëve dhe nganjëherë prekjes fizike duke qenë se ajo është ende vetëm 4 vjeç. Kurdoherë që unë duhet të korrigjoj sjelljen e saj të gabuar, unë sigurohem që ta përqafoj atë përpara dhe pas ndreqjes dhe që gjithmonë t’i them asaj se e dua si dhe që ta falënderoj për mënyrën se si ajo dëgjon dhe përpiqet që të bëjë zgjedhjet e duhura.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Pesë Gjuhët e Dashurisë së Fëmijëve

Autor | Gary Chapman dhe Ross Campbell, M.D.
Viti i Botimit |1997
Botues | Northfield Publishing
Faqe | 189
Web-site i Autorit | www.fivelovelanguages.com

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.

Për më tepër informacion rreth gjuhëve në të cilat ky libër është i disponueshëm në shitje, kliko këtu