Këtë libër duhet ta lexosh po qe se . . .

Dëshiron të mësosh se si të disiplinosh me efektivitet dhe me dashuri fëmijët e tu. Përmes fjalëve inkurajuese të dr. Dobson-it, do të mësosh se si të forcosh caqet e caktuara në shtëpinë tënde.

Me pak fjalë …

Libri i dr. Dobson-it shpjegon mënyrën se si me butësi të zbatojmë disiplinën përmes një rritjeje të menduar mirë të fëmijës si dhe përdorimit të ligjit të vënies në jetë të gjërave që thuhen, me qëllim për të ngulitur sjellje pozitive si dhe për të ndryshuar sjelljet negative.
Në rastet kur disiplina me dashuri zbatohet në mënyrën e duhur, ajo jep rezultat.

Ide kyçe …

  • Disiplinimi funksionon kur kryhet me dashuri.
  • Ka ndryshim mes disiplinës dhe ndëshkimit: disiplina është i adresohet sjelljes, ndëshkimi i adresohet individit.
  • Shpërblimet me fjalë të mira ndaj një fëmije janë të mrekullueshme dhe prindit i duhet të bëjë kujdes që t’i thotë fëmijës se e do dhe që t’i vërë rëndësi të madhe veprimeve të cilat prindi dëshiron që fëmija t’i përsërisë. Me fjalë të tjera, prindi duhet të shpërfillë veprimet të cilat nuk do që fëmija t’i kryejë.
  • Disiplina serioze, si për shembull goditja vitheve, ndodh kur ka një mosbindje me kokëfortësi ndaj prindit dhe jo për papërgjegjshmërinë e fëmijës.

Hapat e veprimit …

Rritja e mirë-menduar e fëmijës:

  • Zhvillimi i respektit për prindërit është faktori kritik në menaxhimin e fëmijës. Gjatë fazës çapitëse është koha më e mirë për të treguar (me butësi por me këmbëngulje), se je ti në autoritet. Goditja vitheve duhet të jetë një reagim i menjëhershme ndaj shprehjeve mospërfillëse të tilla si “Nuk dua” apo “Mbylle gojën ti vetë, jo unë”. Duke interpretuar kuptimin e sjelljes, prindi mund të aplikojë disiplinimin e duhur si dhe të kërkojë të realizojë qëllimin më të lartë që është ruajtja e respektit të fëmijës.
  • Mundësia më e mirë për të komunikuar, shfaqet pas një rasti disiplinimi. Fëmijët do të kërkojnë dashurinë e prindit pas disiplinimit dhe duke qëndruar krahëhapur dhe mikpritës, ti i tregon fëmijës tënd që ajo që ti refuzon është sjellja e jo fëmija vetë.
  • Kontrolli pa u bërë gërnjar (është i mundshëm).
  • Mos e dendni fëmijën me materializëm sepse kështu ai do të humbasë mundësinë e të ndjerit të padurimit i cili vjen bashkë me të dëshiruarin e diçkaje, dhe ata mund të humbasin shijen e mirë që vjen me marrjen e gjësë së dëshiruar.
  • Krijo një baraspeshë mes dashurisë dhe disiplinës. Sigurohu që fëmija yt e di se kush është në autoritet, tregoji se e do, trajtoje fëmijën tënd me respekt dhe dinjitet dhe prit prej tij/saj që të të trajtojë ty në të njëjtën mënyrë.

Ligji i përqendrimit tek pozitivet:

  • Ligji i përqendrimit tek pozitivet thotë se “sjellja e cila arrin pasoja të dëshirueshme, do të shfaqet sërish.”
  • Të tërë motivohemi nga ajo që na kënaq dhe ky fakt mund të jetë i dobishëm kur u mësojmë djemve dhe vajzave se si të sillen në mënyrë të përgjegjshme. Njëra mënyrë është të përdorim shpërblimet, por ato duhet të jepen pa vonesë. Këto shpërblime duhet të mos jenë të natyrës materiale pasi çfarëdo gjëje e dëshirueshme (të tilla si lëvdata), mund ta përforcojë sjelljen pozitive që është treguar. Çfarëdo gjëje që është konsideruar e dëshirueshme për një person, mund të jetë sjellë përqendrim tek aspektet pozitive në sjelljen e tyre. Fëmijët janë kaq të ndryshëm saqë për disa fëmijë, një shikim i rreptë do të mjaftonte për ta ndihmuar atë të kuptojë se kush e ka autoritetin, ndërkohë që disa të tjerë duket se kërkojnë masa të forta dhe të dhimbshme disiplinore për të marrë vesh.

Kur masat disiplinore dështojnë:

  • Dështimet disiplinore zakonisht vijnë si pasojë e gabimeve në mënyrën se si ato zbatohen. Ka disa arsye bazë për mungesën e suksesit. Problemi më i madh është disiplina jo e shpeshtë dhe e pazakontë. Prindërit duhet të jenë këmbëngulës dhe të palëkundur kur disiplinojnë fëmijët. Gjithashtu, fëmija mund të jetë më kokëfortë se prindi, dhe këtë e dinë që të dyja palët.

Pengesa në të mësuarin:

  • Për një pjesë të fëmijëve, ka tre lloje pengesash ndaj të nxënit: ka nga ata që “lulëzojnë” me vonesë, ata që mësojnë me ngadalë dhe ata që kanë përparim të dobët. Lulëzimi me vonesë është një vonesë zhvillimore dhe fëmija i tillë mund të ndihmohet nëse “bën vendnumëro” një vit në shkollë. Ai që mëson me ngadalë nuk e ka mundësinë që të mësojë aq shpejt sa bashkëmoshatarët e tij. Masa përshtatjesh të ndryshme mund të merren për t’i ndihmuar ata që mësojnë me ngadalë që të zhvillohen fuqishëm, duke u mësuar atyre që të lexojnë vetëm për vetëm, duke i mbrojtur nga dëshpërimi që sjell dështimi dhe duke mbajtur mend se një sukses do sjellë një sukses tjetër. Studenti me përparim të dobët është dikush i cili nuk e ka vetë-disiplinën e nevojshme për të motivuar veten për të dalë mirë. Kështu, krijo një mënyrë për të motivuar një fëmi me përparim të dobët duke caktuar qëllime me përforcime pozitive.

Citime …

  • “Prindërit të cilët janë të ftohtë dhe të rreptë me djemtë dhe vajzat e tyre, shpesh herë i lënë ata të dëmtuar për gjithë jetën.” Fq. 12
  • “Marrëdhënia prind-fëmijë është ndërveprimi i parë dhe më i rëndësishëm që një i ri duhet të ketë.” Fq. 18
  • “Demonstrimi nga ana e prindit i autoritetit, ndërton respektin si asnjë proces tjetër.” Fq. 35
  • “Nëse ti nuk i lejon kurrë një fëmije të dëshirojë diçka, ai kurrë nuk ka për të shijuar kënaqësinë e marrjes së asaj gjëje.” Fq. 45
  • “Disiplina për adoleshentët duhet të përfshijë humbjen e privilegjeve, privime financiare dhe forma përkatëse të ndëshkimeve jo fizike.” Fq. 72
  • “Përqendrimi tek pozitivet përmes fjalëve, mund të jenë motivuesi më i fortë i qenieve njerëzore.” Fq. 92
  • “…formula të çmuara për menaxhimin e fëmijëve dhe adoleshentëve: jepu atyre arsye maksimale për të qenë në linjë me dëshirat e tua. Zemërimi yt është faktori më i dobët motivues…” Fq. 118

Të ndryshme…

Nga “Kapitulli 11: Një moment për mamatë”

  • Rezervo ca kohë për veten tënde – vendose edhe veten në listën e prioriteteve.
  • Mos u merr me gjërat të cilat nuk mundesh t’i ndryshosh.
  • Mos u merr me problemet e mëdha natën vonë – të tëra problemet duken më të zgjidhshme natën, dhe vendimet të cilat merren në atë kohë mund të jenë më tepër emocionale sesa racionale.
  • Përpiqu të bësh një listë – do të të ndihmonte po të hartoje një liste detyrash që duhen kryer.
  • Kërko ndihmesë hyjnore – të tëra zgjidhjet prindërore mund të gjenden përmes lutjes dhe apelimit personal ndaj Perëndisë, Krijuesit tonë.

Si e ka ndryshuar kjo prindërimin tim …

Unë tani kam mjete për t’i përdorur në mënyrë që të mund të jem e përgatitur për t’i rritur fëmijët e mi në një mjedis të disiplinuar e plot dashuri. Unë nuk kam më frikë t’i disiplinoj apo t’u gjuaj vitheve (kur është e nevojshme) sepse e di që e gjithë dashuria dhe koha pozitive me ta do të bëjë të mundur që këto raste disiplinimi të forcojnë lidhjen tonë. Unë jam gjithashtu e pajisur për të punuar me përforcimin e sjelljes pozitive.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Sfida e Re për Disiplinimin

Autor | Dr. James Dobson
Viti i Botimit | 1970, 1992
Botues | Tyndale House Publishers, Inc
Faqe | 251
Web-site i Autorit | www.focusonthefamily.com

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.

Për më tepër informacion rreth gjuhëve në të cilat ky libër është i disponueshëm në shitje, kliko këtu