Këtë libër duhet ta lexosh po qe se . . .

Dëshiron të mësosh se si të mos përfshihesh në luftë me fëmijët e tu për të patur kontroll.

“Me pak fjalë”…

Ky libër trajton çështjet e përditshme të luftës për të patur kontrollin, që prindërit zhvillojnë me fëmijët në çështje të tilla si punët e shtëpisë, orari i gjumit, detyrat e shtëpisë apo pastrimi. Ky është një libër i shkëlqyer. Është një libër që lexohet shpejt dhe interesant, i lehtë për t’u kuptuar, drejt e në temë si dhe i pasur me shumë shembuj të qartë.

Ide kyçe …

Të japësh mundësinë e zgjedhjeve

  • Kur ti i ofron fëmijës një zgjedhje, sigurohu që je dakord me cilindo opsion që ai/ajo zgjedh.
  • Fëmijët duhet të jetojnë me përgjegjësinë e zgjedhjeve të tyre. Për shembull, vajza jote mund të regjistrohet në një kurs noti, pastaj thotë se noti nuk i pëlqen më. Është e rëndësishme që ajo t’i përmbahet vendimeve që merr deri në fund të sezonit.
  • Udhëzoi fëmijët përmes një serie zgjedhjesh të cilat e bëjnë atë të krijojë kompetencë. Bëj pyetje dhe ofro zgjedhje që do t’i mundësojnë fëmijës tënd të ketë sukses.

Luftëra për të patur kontrollin të cilat do t’i humbësh gjithnjë

  • Fëmijët janë në kontroll të shumë sjelljeve, përfshi të ngrënit, fjetjen dhe qëndrimet e tyre. Ti mund të përgatitësh ushqime të shëndetshme, por nëse fëmija refuzon të hajë, nuk mund ta detyrosh të hajë me zor. Po kështu, nuk do mundesh që ta detyrosh fëmijën tënd që të flerë. Ti nuk mund ta kontrollosh qëndrimin e një fëmije rreth një situate por mund të caktosh kufizime mbi sjelljen e tij.

Komunikimi i dashurisë së pakushtëzuar ndaj fëmijës tënd

  • Thuaji që e do dhe përqafoje gjatë, fërkoje në kurriz dhe bëji mesazhe. Një teknikë tjetër është përqendrimi tek fëmija yt përmes një kontakti të mirë sy me sy dhe me shikime plot dashuri. Është e rëndësishme që të hyjmë në veprimtaritë e fëmijës tënd e t’i lëmë ata të na drejtojnë në to (të mos përpiqemi të konkurrojmë apo të japim udhëzime për lojën). Kushtoji vëmendje kur fëmija yt hyn ose del nga dhoma apo kur ai apo ajo vjen apo del nga shtëpia.

Pranoji ndjenjat e fëmijës pa u përpjekur për t’i ndryshuar ato

  • Ti mund të kuptosh por të frenosh gjithsesi çfarëdo sjelljeje negative. Për shembull, një fëmi është xheloz ndaj motrës së tij të vogël dhe e pickon. Është në rregull të thuash “E kuptoj që e shikon motrën tënde të vogël si rivale, por unë nuk të lejoj ta pickosh.”

Ndihmoje fëmijën tënd

  • Është mirë që të përcaktosh përgjegjësitë, por nëse fëmija është stresuar për diçka, për shembull për humbjen e fletores së detyrave të shtëpisë, është në rregull ta ndihmosh që ta gjejë. Përdore këtë situatë si një përvojë mësimore.

Hapat e veprimit …

  • “Kur të duhet të thuash jo, thuaji po diçkaje tjetër.” Për shembull, ti mund t’i thuash jo djalit tënd kur të kërkon të shkojë në park për të luajtur vetëm me një shok, por nëse ai të pyet nëse mund të gatuajë vetë makarona me fruta deti, edhe pse mund të bëjë rrëmujë të madhe, thuaji po! Në këtë mënyrë, do ta plotësosh nevojën e tij për pavarësi.
  • “Ofro zgjedhje, negocio apo bëj kompromise.” Për shembull, një fëmijë nuk dëshiron të veshë këpucët për në shkollë. Ti mund t’i ofrosh opsionin e zgjedhjes mes dy palë të këpucësh … nëse kjo nuk jep rezultat, atëherë mund të ofrosh opsionin e ose vajtjes në shkollë me këpucë në këmbë ose zbathur. Në shembullin e treguar këtu, vajza e kishte për turp që të çohej në shkollë zbathur, kështu që i veshi shpejt e shpejt ato.
  • “Krijo një program me shpërblime duke dhënë një zgjedhje për të punuar apo për të mos punuar, shoqëruar me një shpërblim”. Për shembull, fëmija yt dëshiron një anije hapësinore Lego, por nuk po i bën punët e shtëpisë që i janë ngarkuar. Ti mund t’ia ofrosh anijen hapësinore si shpërblim për bërjen e punëve të tij. Sidoqoftë, një program me shpërblime përdoret për vetëm një masë të kufizuar kohe. Sapo ky zakon të bëhet vazhdë, sistemi i shpërblimit lihet mënjanë. Të duhet gjithashtu të jesh i qartë në ditët në të cilat fëmija zgjedh që të mos bëjë punë shtëpie. Ti mund t’i kujtosh ngrohtësisht për to, por mos u ndiko nga emocionet kur fëmija zgjedh që të mos i bëjë punët.
  • “Ofro zgjedhje të cilat çojnë në pasoja të ndryshme”. Për shembull, babai do që tre djemtë të vënë mënjanë mjetet shkollore kur të vijnë në shtëpi. Babai u bërtet që nga dhoma tjetër që t’i heqin mënjanë mjetet shkollore. Ata nuk ia vënë veshin. Më pas, babai shkon i zemëruar në dhomën e tyre dhe vë mënjanë mjetet e tyre shkollore. Pastaj, babai cakton një rregull sipas të cilit, TV-ja do të mbahet mbyllur dhe frigoriferi nuk do të hapet derisa mjetet shkollore të vihen mënjanë. Ai shpjegon rregullat dhe arsyen për vënien e tij. Dy djemtë më të vegjël i binden me shpejtësi. Djali më i madh zemërohet, por duke qenë se babai tregohet i pandryshuar në qëndrimin e vet, pas disa ditësh edhe djali më i madh fillon t’i bindet rregullit.
  • “Arrij një kompromis përmes negociatash të kryera në mënyrë serioze”. Disa prej luftërave për të patur kontrollin, duhet të kalojnë përmes një negociate të kryer në mënyrë serioze me pjesëtarët e familjes të përfshirë në negocim. Problemi duhet identifikuar në mënyrë të qartë, duhen mbajtur shënime, idetë duhet të mendohen dhe rishikohen. Së fundi, ideja përfundimtare duhet konkluduar dhe vënë në provë.

Citime …

  • “Lufta për të patur kontrollin, përbën beteja emocionale mes prindërve dhe fëmijëve për të treguar se kush ka autoritetin … Puna juaj është që t’i mësoni, trajnoni, të ndikoni e t’i mbani të sigurt, e të shëndetshëm fëmijët tuaj, t’u mësoni vlerat morale e t’i udhëhiqni ata derisa të jenë në moshën e duhur për ta udhëhequr veten e tyre. Fëmijët nga ana tjetër përfshihen me qëllim që të shkojnë drejt pavarësisë. Ata dëshirojnë që të mbikëqyrin veten e tyre. Tensioni i zakonshëm mes këtyre dy pozitave mund të çojë në një betejë emocionale mes vullnetit të secilës palë, që është një luftë për të patur kontrollin” Fq. 7.
  • “Prindërit duhet të gjejnë baraspeshën. Delegimi tek fëmijët i shumë zgjedhjeve dhe vendimeve, kthehet në prindërim tolerant. Kjo është qasja e prindërimit me moto “bëj ç’të duash”. Me këtë ti po i thua fëmijës që nuk je aq i interesuar, e nuk ke as fuqi që të vrasësh mendjen për atë që fëmijët bëjnë. Prindërimin tolerues mund ta shmangësh duke mbajtur kontrollin në fushat e sigurisë dhe shëndetit si dhe atë të vlerave morale të shtrenjta për familjen …Kur ti lejon dhe e inkurajon fëmijën tënd që të bëjë disa zgjedhje dhe vendime të vogla, të cilat janë të rëndësishme për ta, vetë-vlerësimi i tyre do rritet në një mënyrë të shëndetshme” Fq. 18-19.

Statistika dhe fakte interesante …

  • Disa prindër të cilët janë në pozita të larta në punë, mendojnë (në mënyrë të gabuar) se mund t’i menaxhojnë fëmijët e tyre në të njëjtën mënyrë si punonjësit, por që shpesh është mënyrë diktatoriale.
  • Prindërit të cilëve u duket se kanë pak autoritet, fillojnë të kontrollojnë sjelljen fizike të fëmijëve të tyre dhe mund të përfundojnë në një betejë emocionale për të patur kontroll. Për shembull, një mama e cila ka një bashkëshort dominues, mund të fillojë të dominojë fëmijët e saj. Fq. 94
  • Prindërit perfeksionistë ndjejnë nevojën për të kontrolluar sjelljen që devijon nga standardet e prindit apo nga këndvështrimi i tij. Për shembull, prindërit nuk do ta lejojnë fëmijën që të veshë rroba që nuk kombinojnë me njëra-tjetrën.
  • Prindërit të cilët shpesh herë kanë pritshmëri jo realiste për sjelljen e fëmijëve të tyre, apo atë që ata mund të arrijnë, mund të përfundojnë gjithashtu në luftë për të patur kontrollin.

Si e ka ndryshuar kjo prindërimin tim …

Ky libër me të vërtetë që më ka pëlqyer. Ai më ka ndihmuar të kuptoj rastet kur faktikisht jam përfshirë në një luftë për të patur kontroll. Ai më ka ndihmuar të kuptoj arsyen përse fëmijët e mi nganjëherë kanë nevojë të kenë kontroll dhe autoritet. Është mirë të dish që nuk ka problem të mbash pozitën tënde nganjëherë, e nganjëherë tjetër ta lësh një situatë të caktuar që të kalojë jashtë kontrollit tënd.

Informacion Rreth Librit:
Titulli i Librit | Si të Shuash Luftën për Kontroll: Shuarja e Betejave Emocionale me Fëmijët e Tu 
Autore | Jan Faull, M.Ed
Viti i Botimit | 2000
Botues | Parenting Press Inc.
Faqe | 127

© E drejta e autorit 2017, BookBridges, International, Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Mirë se t’i përdorni përmbledhjet BookBridges, por mos i kopjoni as shumëfishoni për përfitimin tuaj vetjak pa referencë ndaj burimit të materialit.